- Rrotullojeni okluduesin në drejtim të akrepave të orës derisa të ndieni rezistencë.
- Rrotullojeni okluduesin me 1/8 e rrotullimit në drejtim të kundërt të akrepave të orës për të lehtësuar lëshimin
e pajisjes pas vendosjes.
SHËNIM: Nëse okluduesi shkëputet nga kablloja vendosëse, rilidheni në skajin distal të kabllos vendosëse duke
e rrotulluar pajisjen në drejtim të akrepave të orës afërsisht 4 deri në 5 rrotullime derisa të lidhet mirë. Më pas,
rrotullojeni pajisjen me 1/8 e rrotullimit në drejtim të kundërt të akrepave të orës për të lehtësuar lëshimin e okluduesit
gjatë implantimit.
8. Vendoseni okluduesin në mbajtëse.
a. Shpëlajeni mbajtësen dhe valvulën e hemostazës me solucion fiziologjik steril.
b. Me okluduesin dhe skajin distal të mbajtëses të zhytur në solucionin fiziologjik steril, tërhiqni mbrapa kabllon
vendosëse për ta tërhequr pajisjen brenda mbajtëses derisa shiriti distal i shënjuesit të okluduesit të arrijë majën
e mbajtëses.
9. Derdheni solucionin fiziologjik përmes valvulës së hemostazës derisa të mos duken më bulëza ajri mbi okluduesin
e ngarkuar.
SHËNIM: Lidhja e okluduesit me kabllon mund të kontrollohet pas ngarkimit duke e rrotulluar kabllon në drejtim të
akrepave të orës derisa të ndieni rezistencë, më pas duke e rrotulluar kabllon me 1/8 e rrotullimit në drejtim të kundërt
të akrepave të orës.
10. Përgatiteni mbështjellësen vendosëse të Amplatzer™ Talisman™ sipas udhëzimeve për përdorimin e mbështjellëses
vendosëse të Amplatzer™ Talisman™.
11. Futeni dilatorin në mbështjellësen vendosëse dhe shtrëngojeni luerin rrotullues.
12. Shtyjeni dilatorin dhe mbështjellësen vendosëse përgjatë telit udhëzues, përmes PFO-së dhe brenda atriumit të
majtë, duke e konfirmuar lëvizjen e saktë nëpërmjet ekos dhe/ose fluoroskopisë.
PARALAJMËRIM: Mos e shtyni dilatorin dhe mbështjellësen vendosëse nëse ndieni rezistencë.
13. Hiqeni me ngadalë telin udhëzues dhe dilatorin për të penguar futjen e ajrit; lejoni rrjedhën e kundërt të gjakut për të
hequr të gjithë ajrin nga sistemi.
14. Ndërkohë që ruani gjendjen nga e lagëta në të lagët, lidheni mbajtësen me mbështjellësen vendosëse dhe shtrëngoni
luerin rrotullues që t'i mbërtheni komponentët bashkë.
15. Shtyjeni kabllon vendosëse dhe okluduesin përmes mbështjellëses vendosëse derisa okluduesi të arrijë majën
e mbështjellëses. Një shenjë në kabllo tregon se okluduesi po i afrohet skajit të mbështjellëses.
KUJDES: Mos e rrotulloni kabllon gjatë shtyrjes së okluduesit; mos e shtyni kabllon vendosëse dhe
okluduesin nëse ndieni rezistencë.
16. Duke përdorur ekokardiografinë dhe fluoroskopinë për t'ju drejtuar, mbajeni kabllon vendosëse të palëvizur ndërkohë
që tërhiqni mbështjellësen vendosëse për të vendosur diskun atrial të majtë dhe një pjesë lidhëse të ngushtë.
17. Tërhiqeni me ngadalë diskun atrial të majtë drejt septumit atrial. Kjo mund të ndihet ose të vëzhgohet me anë të
ekokardiografisë ose fluoroskopisë.
18. Ruani një tension të lehtë në kabllon vendosëse ndërkohë që tërhiqni mbështjellësen vendosëse afërsisht me
5–10 cm për të vendosur diskun atrial të djathtë.
19. Përdorni ekokardiografinë ose angiografinë për të konfirmuar që pajisja është në vendin e duhur dhe për të vlerësuar
gjendjen për shunt rezidual ose pamjaftueshmëri të valvulës.
20. Para se të shkëputni okluduesin, bëni një lëvizje të lehtë para-mbrapa (prova e shtyrje-tërheqjes) me kabllon
vendosëse për të siguruar një pozicion të sigurt të okluduesit nëpër septum.
21. Nëse pozicioni i okluduesit është i paqëndrueshëm ose pengon një strukturë kardiake ngjitur (të tillë si VKS, VP, VM,
SK, AO), mos e lëshoni nga kablloja vendosëse dhe kryeni hapat e mëposhtëm:
a. Kapeni sërish okluduesin duke stabilizuar kabllon vendosëse dhe shtyjeni mbështjellësen vendosëse derisa
okluduesi të futet plotësisht në mbështjellëse.
b. Ripozicionojeni okluduesin dhe vendoseni përsëri ose hiqeni okluduesin nga pacienti.
SHËNIM: Okluduesi mund të vendoset maksimumi tre herë. Nëse pozicioni nuk është ende i kënaqshëm, hiqeni
pajisjen dhe mbështjellësen dhe zëvendësojini të dyja.
22. Nëse okluduesi nuk është në formën e tij origjinale, kapeni sërish pajisjen dhe zëvendësojeni me një pajisje të re.
23. Vendoseni morsën plastike në skajin proksimal të kabllos vendosëse.
253