inhealth technologies Blom-Singer Instrucciones De Uso página 26

Ocultar thumbs Ver también para Blom-Singer:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 169
Proteza permanente zëri Blom-Singer
brenda protezës së zërit; mjeku duhet të shohë këtë zhvendosje përpara që tregon se kapsula
xhelatinoze është tretur dhe flanxha ezofageale është vendosur. Për të konfirmuar funksionimin
e valvulës, përdorni një kuretë të vogël prej parafine ose një instrument matës të ngjashëm për
të hapur me kujdes valvulën trakeale ndërkohë që pacienti gëlltit pështymën e tij ose ujë. Mjeku
duhet të shohë valvulën ezofageale të pozicionuar si duhet në skajin tjetër dhe pa rrjedhje.
Shkëputja e shiritit të sigurisë
Pajisja është krijuar për të përfshirë shkëputjen opsionale të shiritit të sigurisë pas konfirmimit
që flanxha ezofageale e protezës së zërit është pozicionuar në mënyrë të sigurt brenda lumenit
ezofageal, ngjitur me murin e përparmë të ezofagut. Heqja e shiritit të sigurisë është një
procedurë opsionale. Pasi të jetë konfirmuar vendosja e flanxhës ezofageale, shkëputni shiritin
e sigurisë nga flanxha trakeale në zonën me gjerësi të reduktuar të shiritit të sigurisë, në vendin
ku takohet me flanxhën trakeale, duke e prerë me kujdes me gërshërë (diagrami 12).
Shiriti i sigurisë nuk duhet të shkëputet nga pajisja nëse:
y Përdorimi i tubit ose butonit të laringektomisë mund të zhvendosë pajisjen.
y Pacienti ka pasur më parë një pajisje me diametër më të madh sesa pajisja që po vendoset
y Diametri i TEP ka zgjerim konsiderueshëm më të madh sesa diametri i pajisjes.
y Shëndeti i indit të stomës ose gjendja fizike e pacientit është e rrezikuar.
Në rastet e përmendura më lart, mos e shkëputni shiritin e sigurisë nga pajisja. Ngjitni shiritin e
sigurisë te lëkura peristomale dhe konfirmoni fiksimin e pajisjes.
Heqja e pajisjes
Pajisja nuk është e përhershme dhe kërkon zëvendësim periodik: përdorimi i parashikuar i saj
është gjashtë (6) muaj, por kjo kohëzgjatje duhet të përcaktohet gjatë vlerësimit klinik dhe
konsultës së përshtatshme me mjekun.
Heqja e pajisjes duhet të kryhet vetëm duke kapur flanxhën trakeale të pajisjes në mënyrë të
sigurt me një hemostat fiksues. Tërhiqeni lehtë dhe pa e lëshuar derisa proteza e zërit të tërhiqet
plotësisht. Para vendosjes së një pajisjeje të re, vendosni një dilator ose dilator-dimensionues
me diametrin e duhur dhe fiksojeni për pesë minuta në pozicion me anë të ngjitësit.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA E PAJISJES
Pacientit duhet t'i bëhet i qartë informacioni vijues lidhur me mirëmbajtjen dhe pastrimin
rutinë të protezës permanente të zërit. Qëllimi i pastrimit të protezës është zhbllokimi i lumenit
të saj, që dëmton aftësinë e pacientit për të nxjerrë zërin ndërkohë që proteza e zërit është
brenda TEP-së së pacientit. Pastrimi duhet të kryhet me anë të furçës së pastrimit "Blom-Singer"
dhe pajisjes së shpëlarjes "Blom-Singer". Për udhëzime të plota mbi mënyrën e përdorimit të
pajisjeve të pastrimit, referojuni udhëzimeve të sistemit të pastrimit të protezës së zërit.
Kujdes: Përdorni vetëm pajisje pastrimi "Blom-Singer". Mos vendosni objekte të tjera përveç
pajisjeve të pastrimit "Blom-Singer" brenda protezës së zërit, për shkak se kjo mund të shkaktojë
dëmtim ose zhvendosje të protezës së zërit ose të komponentëve të saj. Pastrimi i protezës
permanente të zërit duhet të kryhet vetëm përpara një pasqyre, me një dritë të fortë të fokusuar
direkt mbi stomë, në mënyrë që pjesa e hapur fundore e protezës së zërit të duket qartë. Për të
tharë pajisjen përdorni vetëm një leckë ose pecetë pa push. Përdorimi i materialeve me push
mund të lërë mbetje, të cilat mund të thithen përmes rrugëve të frymëmarrjes. Mos përdorni
hollues ose produkte me bazë nafte për të pastruar ose lubrifikuar pajisjen. Këto materiale mund
të dëmtojnë silikonin ose mund të shkaktojnë keqfunksionim të pajisjes.
KUSHTE TË VEÇANTA PËR RUAJTJEN DHE/OSE TRAJTIMIN
Vetëm kapsulat xhelatinoze që vijnë të ambalazhuara me pajisjen kanë kushte të veçanta
ruajtjeje dhe/ose trajtimi. Ato duhet të mbahen të thata dhe larg dritës së drejtpërdrejtë
të diellit.
UDHËZIME PËR ASGJËSIMIN
Ky produkt nuk është i biodegradueshëm dhe duhet të konsiderohet i kontaminuar pas
26 I 37924-01B
®
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido