dhe të jashtme të enës. Për të mos e dëmtuar lyerjen mbrojtëse, mos përdorni mjete të
mprehta abrazive. Ena duhet të jetë tërësisht e thatë para vendosjes.
VËREJTJE: Vendosni enën për bukë në pozitë të drejtë, pastaj shtypeni te poshtë. Nëse
ena nuk mund të vendoset, lëvizeni lehtë për të gjetur një pozicion të përshtatshëm dhe
shtypeni te poshtë.
2. Lopatëza për përzierje: Nëse është e vështirë që të lëvizet lopatëza për përzierje nga
boshti, mbushni enën me ujë të nxehtë dhe lini që të qëndrojë rreth 30 minuta. Pas kësaj
do të jetë e lehtë që të hiqet lopatëza për përzierje dhe mund ta lani. Fshini lopatëzën me
leckë të lagur. Mbani mend që ena për bukë, lopatëza për përzierje dhe ena për përbërës
mund të lahen në enëlarëse.
3. Kapaku dhe dritarja: Kapakun mund ta pastroni me një leckë të lagur nga brenda dhe
nga jashtë.
4. Shtëpiza: Pjesën e jashtme të shtëpizës pastrone me leckë të lagur. Mos përdorni mjete
abrazive për pastrim për të mos e dëmtuar shkëlqimin e lartë të sipërfaqes. Asnjëherë
mos e futni shtëpizën në ujë për ta pastruar.
5. Para se të paketoni aparatin për bukë për ta vendosur për ruajtje, kontrolloni nëse është
ftohur tërësisht, të pastrohet dhe të thahet. Vendosni lugën dhe lopatëzën për përzierje në
enën për bukë dhe mbyllni kapakun.
HYRJE NË PËRBËRËS
1. Mielli për bukë
Mielli për bukë ka përmbajtje të lartë të glutenit (ashtu që mund të quhet edhe miell me
përmbajtje të lartë të glutenit që përmban shumë proteina). Ka elasticitet të mirë edhe pas
fryrjes, buka mund të përmbajë madhësinë e vetë. Pasi që përmbajtja e glutenit është më e
madhe se sa në miellin e zakonshëm, përdoret për prodhimin e bukës me dimenzione të
mëdha me shumë fibra. Mielli për bukë është përbërësi më i rëndësishëm në gatimin e
bukës.
2. Mielli i zakonshëm
Mielli i cili nuk përmban pluhur për pjekje, përdoret për përgatitjen e bukës ekspres.
3. Mielli i grurit nga kokrra e plotë
Mielli i grurit nga kokrra e plotë është kokrra e plotë. Përmban lëvoren e grurit dhe gluten.
Mielli i grurit nga kokrra e plotë është më i rëndë dhe më i ushqyeshëm se sa mielli i
zakonshëm. Buka nga mielli i grurit nga kokrra e plotë është zakonisht e vogël. Shumë
12