UDHËZIME TË RËNDËSISHME TË SIGURISË
Para përdorimit të kësaj pajisjeje duhet të përmbushni këto parakushte themelore të
sigurisë:
1. Lexoni tërë udhëzimin.
2. Para përdorimit kontrolloni nëse tensioni në prizën e murit i përgjigjet tensionit të
pajisjes që mund të gjendet në tabelën e mbishkrimit në fundin e pajisjes.
3. Mos e përdorni pajisjen me kabllo të dëmtuar ose pas dëmtimit ose nëse është dëmtuar
në çfarëdo mënyre. Kontaktoni prodhuesin ose servisin më të afërm të autorizuar për
shkak të kontrollit, riparimit ose rregullimeve elektrike ose mekanike.
4. Mos i prekni sipërfaqet e nxehta.
5. Mos e futni kabllin, prizën ose shtëpizën në ujë ose në lëngje të tjera për të parandaluar
rrezikun nga goditja elektrike.
6. Shkyqni pajisjen nga rryma kur nuk jeni duke e përdorur, si edhe para vënies ose heqjes
së pjesëve para dhe pas pastrimit.
7. Mos e lini kabllon që të varet në skajin e tavolinës, sipërfaqes së punës ose cfarëdo
sipërfaqe të ngrohur.
8. Përdorimi i cfarëdo shtojce që nuk janë rekomanduar ose shitur nga ana e prodhuesit
mund të shkaktojnë lëndime.
9. Mos e vendosni pajisjen mbi ose në afërsi të shporetit të rrymës ose me plin, ose në
furrë të nxehtë.
10. Mos i prekni pjesët e lëvizshme ose të rrotullueshme të pajisjes gjatë punës.
11. Temperatura e sipërfaqeve të disponueshme mund të jetë e madhe kur pajisja është
duke punuar.
12. Asnjëherë mos e kyqni aparatin pa e vendosur mirë enën për bukë e cila është e
plotësuar me përbërësit.
13. Gjatë heqjes së enës, enën për bukë nuk duhet goditur në majë ose në tehe në mënyrë
që të mos dëmtohet ena për bukë.
14. Mos hidhni në pajisje foli metali ose materiale të tjera për shkak të rrezikut nga zjarri
ose goditja e shkurtër e rrymës.
15. Këtë pajisje mund t'a përdorin fëmijët e moshës 8 vjecare e më shumë dhe personat
me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me mungesë të përvojës dhe
njohurive nëse janë nën mbikëqyrje ose kanë udhëzime lidhur me përdorimin e aparatit
në mënyrë të sigurtë dhe kuptojnë rreziqet e mundshme. Fëmijët nuk guxojnë të luajnë
me aparatin. Pastrimin dhe mirëmbajtjen nuk duhet t'a bëjnë fëmijët, përvec nëse janë
:
2