Shqip
486
NutriU
Treguesi WiFi është i fikur.
Treguesi WiFi është i ndezur.
2 Hapni aplikacionin Philips NutriU në telefonin tuaj inteligjent.
3 Ndiqni udhëzimet në ekran derisa të arrini te faqja "Konfigurimi i pajisjes".
Shënim: Ju rekomandojmë të shkarkoni programin NutriU dhe të shtoni
Airfryer në program sapo ta konfiguroni pajisjen për herë të parë. Kjo ju
mundëson ta përdorni Airfryer më së miri, për shembull, për gatime në
distancë (i nisni recetat ose programet e gatimit automatik nga programi,
merrni njoftime kur ushqimi është gati etj.) dhe për të marrë përditësimet më
të fundit të firmuerit.
Shënim: Për të përdorur veçoritë e lidhjes, ju nevojitet një llogari. Gjatë
procesit të hapave të parë, duhet të regjistroni një llogari të re ose të
identifikoheni me një llogari ekzistuese.
4 Futeni pajisjen në prizë.
5 Shtypni butonin rrotullues për të ndezur pajisjen.
6 Ndiqni hapat në aplikacion për ta lidhur Airfryer-in me WiFi-në dhe për ta
çiftuar Airfryer-in me telefonin inteligjent.
Shënim: Gjatë këtij procesi në aplikacionin NutriU, do t'ju kërkohet që në një
moment të caktuar të bëni një shtypje të gjatë shtesë (4 sekonda) në pajisje
për të nisur procesin e konfigurimit. Prandaj, sigurohuni që të qëndroni afër
Airfryer-it derisa të lidhet.
Me rëndësi: Telekomanda: mund ta kontrolloni Airfryer nga distanca
nëpërmjet programit (p.sh. të dërgoni një recetë, të ndaloni gatimin etj.)
vetëm nëse keni piketuar "remote consent" në programin NutriU, që
gjendet në profilin tuaj të NutriU.
Me rëndësi: Çiftimi me një përdorues: Airfryer mund të komandohet në
distancë nga vetëm një përdorues gjatë një kohe të caktuar. Nëse një
përdorues i dytë dëshiron ta komandojë Airfryer dhe të përdorë programin
NutriU, duhet të ndjekë procesin e çiftimit. Pasi të çiftohet, përdoruesi i
parë do të ççiftohet automatikisht.
Me rëndësi: Procesi i konfigurimit të Wi-Fi mund të anulohet nëpërmjet
programit ose duke e hequr Airfryer nga priza.
Treguesi Wi-Fi
Wi-Fi është joaktive.
WiFi është aktiv dhe i lidhur me ruterin.