Kujdes
-
Gjatë skuqjes me ajër të nxehtë del avull i nxehtë nga vrimat e daljes së ajrit.
Mbani duart dhe fytyrën në distancë të sigurt larg avullit dhe vrimave të daljes
së ajrit. Gjithashtu tregohuni të kujdesshëm për avullin e nxehtë kur nxirrni
tiganin nga pajisja.
-
Mos përdorni kurrë përbërës me peshë të lehtë ose letër pjekjeje në pajisje.
-
Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
-
Ruajtja e patateve: Temperatura duhet të jetë e përshtatshme për varietetin e
patates që ruhet dhe ajo duhet të jetë mbi 6°C për të minimizuar riskun e
ekspozimit ndaj akrilamidit në ushqimet e përgatitura.
-
Mos hidhni kurrë vaj në tigan.
-
Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në temperaturë ambienti midis
5°C dhe 40°C.
-
Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i treguar në
pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
-
Mbajeni kordonin elektrik larg sipërfaqeve të nxehta.
-
Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë materialeve që marrin flakë, si për
shembull mbulesë tavoline ose perde.
-
Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim tjetër përveç atij të përshkruar në
këtë manual dhe përdorni vetëm aksesorë origjinalë të Philips.
-
Mos e lini pajisjen në punë pa mbikëqyrje.
-
Tava, koshi dhe aksesorët nxehen gjatë dhe pas përdorimit të pajisjes,
manovrojini gjithmonë me kujdes.
-
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastrojini mirë pjesët që bien
në kontakt me ushqimin. Referojuni udhëzimeve në manual.
-
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim të zakonshëm në shtëpi. Ajo
nuk është menduar për përdorim në ambiente si kuzhinat profesionale apo
dyqane, zyra, ferma ose ambiente të tjera pune. Ajo as nuk është menduar
për përdorim nga klientët në hotele, motele, ambiente për fjetje dhe mëngjes
dhe mjedise të tjera banimi.
-
Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza nëse e lini të pamonitoruar dhe
përpara se ta montoni, çmontoni, ta vendosni në ruajtje ose përpara se ta
pastroni.
-
Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe horizontale, të drejtë dhe të qëndrueshme.
-
Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme apo për qëllime
profesionale ose gjysmë-profesionale apo nuk përdoret sipas udhëzimeve në
këtë manual përdorimi, garancia bëhet e pavlefshme dhe "Philips" refuzon
çdo lloj përgjegjësie për dëmin e shkaktuar.
-
Gjithmonë dërgojeni pajisjen në pikë servisi të autorizuar nga Philips për
kontroll ose riparim. Mos tentoni ta riparoni vetë pajisjen, përndryshe
garancia bëhet e pavlefshme.
-
Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit.
-
Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta përpara se ta përdorni apo ta
pastroni atë.
-
Sigurohuni që përbërësit e përgatitur në këtë pajisje të dalin në ngjyrë të
verdhtë të artë në vend të një ngjyre të verdhë të errët apo ngjyrë kafe.
Largoni mbetjet e djegura. Mos skuqni patate të freskëta në temperaturë mbi
180°C (për të minimizuar prodhimin e akrilamidit).
Shqip
477