Philips HD9875 Manual Del Usuario página 480

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 139
Shpejtësitë e larta dhe të ulëta të ajrit
Funksioni i mbajtjes ngrohtë
Rikujtesa e tundjes
Njoftimet zanore
Unaza e dritës
Shënim: Temperatura bazë nuk është e barabartë me temperaturën e gatimit.
Airfryer-i vjen me dy cilësime të ndryshme të shpejtësisë së ajrit: shpejtësi e ulët e
ajrit dhe shpejtësi e lartë e ajrit.
Në modalitetin e gatimit "Programet Auto-Cook", shpejtësia e ajrit vendoset
automatikisht.
Në modalitetet e gatimit "Gatim manual" ose "Termometri i ushqimit", duhet ta
vendosni manualisht shpejtësinë e ajrit duke shtypur butonin e shpejtësisë së
ajrit.
Për gatimet tipike të furrës, si lazanja, rosto, ëmbëlsira etj. dhe për një kohë të
gjatë gatimi, përdorni shpejtësinë e ulët të ajrit. Për raste tipike përdorimi të
Airfryer, si p.sh. patate të skuqura, kofshë pule, fileta peshku etj. dhe për kohë
më të shkurtër gatimi, përdorni shpejtësinë e lartë të ajrit.
Shënim: Nëse zgjidhni shpejtësinë e ulët të ajrit, pajisja punon në modalitet të
heshtur.
Airfryer vjen me një modalitet mbajtjeje ngrohtë. Për ta aktivizuar këtë
modalitet, thjesht shtypni butonin "mbaj ngrohtë" në çfarëdo momenti gjatë
procesit të gatimit, qoftë para se ta filloni gatimin, midis fazave, apo në fund të
një seance gatimi. Për më shumë informacion shihni kapitullin "Mbajtja
ngrohtë".
Airfryer-i vjen së bashku me veçorinë e rikujtesës së tundjes e cila mund të
aktivizohet para se të nisni seancën tuaj të gatimit. Kjo veçori dërgon një njoftim
në gjysmë të kohës së gatimit, duke ju rikujtuar që ta tundni ushqimin për të
pasur në fund një ushqim të gatuar në mënyrë të njëtrajtshme. Kjo veçori është e
dobishme veçanërisht kur gatuani ushqime të ndara në shumë copa, si p.sh. lloje
të ndryshme patatesh. Përveç kësaj, kjo veçori mund të përdoret si rikujtesë për
t'i kthyer ushqimet, si p.sh. kofshat e pulës, nga ana tjetër. 
Rikujtesa e tundjes çaktivizohet në mënyrë të paracaktuar. Mund ta aktivizoni
përpara ose pas procesit të gatimit duke shtypur butonin "rikujtesa e tundjes".
Ndonjëherë mund të dëgjoni një tingull, për shembull kur pajisja ka përfunduar
gatimin, ose kur kërkohet një veprim gjatë gatimit, p.sh., tundja ose rrotullimi i
ushqimit.
Airfryer-i vjen së bashku me një unazë drite të animuar, e cila përmirëson
përdorshmërinë e Airfryer-it tuaj.
Modaliteti i rrotullimit: Unaza e dritës rrotullohet rreth e qark gjatë kohës që
kryhet një përditësim.
Shqip
483
loading

Este manual también es adecuado para:

Hd9875/90