Vaillant aroSTOR VWL BM 270/5 Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento página 441

Ocultar thumbs Ver también para aroSTOR VWL BM 270/5:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 97
4.6
Kërkesa lidhur me vendin e montimit
Zgjidhni një dhomë të thatë, e cila është vazhdimisht e
sigurt nga ngrica me lartësinë e nevojshme të tavanit, ku
të ruhet temperatura e lejuar e mjedisit.
Nëse produkti do të punojë i pavarur nga ajri i dhomës,
atëherë duhet të ruhet një distancë jo më pak se 500 m
nga deti.
Mos e montoni produktin afër një pajisjeje tjetër, e cila do
të mund ta dëmtonte atë (p.sh. afër një pajisjeje, nga e
cila del avull dhe yndyrë) ose në një dhomë me shumë
pluhur ose mjedis korroziv.
Montojeni produktin me hapësirë të lirë të mjaftueshme,
për të mundësuar mirëmbajtjen dhe riparimet.
Ju rekomandojmë të lini të paktën 300 mm vend mbi
pajisje, për të mundësuar heqjen e kapakut të sipërm.
Gjatë zgjedhjes së vendit të instalimit merreni parasysh,
që pompa e nxehtësisë gjatë funksionimit mund të
përcjellë vibracione në dysheme ose në muret e afërta.
Për arsye të zhurmës, mos e instaloni produktin në afërsi
të dhomave të gjumit.
4.7
Çmontimi/montimi i kapakut mbrojtës
4.7.1
Çmontoni kapuçin mbulues
A
x1
1.
Zhvidhosni me pak milimetra vidat (A) tek unaza e
produktit me një kaçavidë torx.
2.
Rrotulloni njësinë nga mbulesa (B) dhe unazën në
drejtim kundërorar, për të liruar kyçet bajonetë.
3.
Ngrini njësinë nga mbulesa (C) dhe unaza dhe hiqeni.
4.7.2
Montoni mbulesën
1.
Montojeni njësinë nga mbulesa e sipërme (C) dhe
unaza.
2.
Rrotulloni njësinë nga mbulesa (B) dhe unazën disa
milimetra në drejtim orar, për të shtrënguar kyçet
bajonetë.
3.
Bëni kujdes që materiali izolues të mos dëmtohet.
4.
Sigurohuni që unaza të jetë pozicionuar si duhet në
rezervuarin e ujit të ngrohtë dhe që kyçet bajonetë të
mos jenë të përthyer.
5.
Shtrëngoni unazën, duke shtrënguar fort vidat (A).
8000015885_00 Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes
B
C
5
Instalimi
Kujdes!
Rrezik dëmesh materiale nga transferimi i
nxehtësisë gjatë saldimit!
Mos kryeni asnjë proces saldimi në zonën
e elementëve lidhës të produktit.
Përpara proceseve të saldimit, izoloni
tubat e ujit në dalje të produktit dhe në
impiant.
Rrezik!
Rrezik nga përvëlimi dhe/ose rrezik nga
dëmtimi nga instalimi joprofesional dhe nga
uji që rrjedh!
Tensionet mekanike në tubat lidhës mund të
shkaktojnë rrjedhje.
Kujdesuni për një montim të tubave të
lidhjes pa tension mekanik.
Kujdes!
Rrezik dëmtimi nga mbetjet në linjat e
tubave!
Mbetjet me pikëza saldimi, çmërs, kërp,
stuko, ndryshk, ndotje të mëdha, etj. në linjat
e tubave mund të depozitohen në produkt e
të shkaktojnë defekte.
Para lidhjes në produkt, shpëlajini linjat
e tubave me kujdes, për të mënjanuar
mbetje të mundshme!
5.1
Instalimi i furnizimit dhe shkarkimit të ajrit
5.1.1
Zgjidhni sistemet e kanaleve të ajrit
Kujdes!
Rrezik nga dëmtimet nga instalimi
joprofesional!
Mos e lidhni produktin me thithëse
tymrash.
1.
Përdorni vetëm kanale ajrim të izoluara që gjendjen në
treg, me izolim të përshtatshëm kundër nxehtësisë, për
të shmangur formimin e ujit të kondensuar në kanalet e
ajrit.
Gjatësia maksimale e tubave të ajrit L1 + L2 (L1 = tubi i
thithjes së ajrit; L2 = tubi i nxjerrjes së ajrit)
Vlera standarde
Kushti: tubat e përkulshëm
L1 + L2
10 m
Udhëzim
Gjatësia e përgjith-
shme mund të
shtohet edhe me 2
harqe nga 90°.
441
loading