1
Siguria
1.1
Përdorimi sipas destinimit
Një përdorim i papërshtatshëm ose jo sipas
destinimit mund të përbëjë rrezik për trupin
dhe jetën e përdoruesit ose palëve të treta,
ose dëmtim të produkteve dhe sendeve të
tjera me vlerë.
Ky produkt është projektuar për përgatitjen e
ujit të ngrohtë.
Përdorimi i parashikuar përfshin:
– ndjekjen e udhëzimeve bashkëngjitur të
përdorimit, instalimit dhe mirëmbajtjes së
produktit dhe të gjithë komponentëve të
tjerë të impiantit
– instalimi dhe montimi sipas produktit dhe
mundësisë së sistemit
– respektimi i gjithë kushteve të
inspektimeve dhe të mirëmbajtjes siç
përshkruhet në manual.
Përdorimi i parashikuar përfshin gjithashtu
edhe instalimin sipas kodit.
Një përdorim ndryshe nga ai i përshkruar në
manualin bashkëngjitur ose një përdorim
që shkon përtej atij që përshkruhet
këtu, konsiderohet si përdorim jo sipas
parashikimit. Përdorim jo sipas parashikimit
është gjithashtu çdo përdorim tregtar dhe
industrial.
Kujdes!
Çdo përdorim abuziv është i ndaluar.
1.2
Rrezik nga kushtet e pamjaftueshme
Punimet e mëposhtme duhet të kryhen vetëm
nga teknikët profesionistë, të specializuar për
këtë:
– Montimi
– Çmontimi
– Instalimi
– Vënia në punë
– Inspektimi dhe mirëmbajtja
– Riparimet
– Nxjerrja jashtë pune
▶ Veproni sipas gjendjes aktuale teknike.
8000015885_00 Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes
1.3
Rrezik nga kualifikimi i pamjaftueshëm
për lëndën ftohëse R290
Çdo veprimtari që kërkon hapjen e
pajisjes, mund të bëhet vetëm nga persona
profesionistë, të cilët kanë njohuri të
karakteristikave dhe rreziqeve të lëndës
ftohëse R290.
Për proceset e punës në qarkun e lëndës
ftohëse, nevojiten njohuri specifike dhe në
përputhje me ligjet lokale për lëndën ftohëse.
Këtu hyjnë edhe njohuri specifike që lidhen
trajtimin e lëndës ftohëse, veglat përkatëse
dhe pajimin e nevojshëm mbrojtës.
▶ Respektoni ligjet dhe normativat përkatëse
vendore.
1.4
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
goditjeje elektrike.
Përpara se të punoni në produkt:
▶ Vendoseni produktin pa tension, duke fikur
gjithë furnizimet me energji në gjithë polet
(separator elektrik me hapësirë kontakti
minimalisht 3 mm, p. sh. siguresa ose
çelësi mbrojtës i tubacionit).
▶ Siguroni që të mos rindizet.
▶ Kontrolloni që të mos ketë tension.
1.5
Rrezik për jetë nga mungesa e
mekanizmave të sigurisë
Skemat që përmban ky dokument nuk i
tregojnë të gjithë mekanizmat e sigurisë që
nevojiten për instalimin e duhur.
▶ Instaloni në pajisje mekanizmat e
nevojshëm të sigurisë.
▶ Respektoni ligjet, normat dhe direktivat
kombëtare e ndërkombëtare në fuqi.
1.6
Rrezik për jetën si pasojë e lëndëve
shpërthyese dhe të djegshme
▶ Mos e përdorni produktin në magazina
me lëndë shpërthyese ose që marrin flakë
(p.sh. benzinë, letër, bojëra).
435