• Lexoni me kujdes ekranin e lejeve kur shkarkoni aplikacione.
Keni kujdes veçanërisht me aplikacionet që kanë qasje në
shumë funksione ose në një sasi të konsiderueshme të dhënave
tuaja personale.
• Kontrolloni llogaritë tuaja rregullisht për përdorime të
paaprovuara ose të dyshimta. Nëse gjeni ndonjë shenjë të
keqpërdorimit të informatave tuaja personale, kontaktoni
ofruesin tuaj të shërbimit që të fshini ose ndryshoni
informacionin e llogarisë suaj.
• Në rast se pajisja juaj është humbur ose vjedhur, ndryshoni
fjalëkalimet në llogaritë tuaja në mënyrë që të mbroni
informatat tuaja personale.
• Shmangni përdorimin e aplikacioneve nga burime të panjohura
dhe bllokoni pajisjen tuaj me një model, fjalëkalim, ose PIN.
Të mos shpërndahet materiali i mbrojtur me të drejtë të autorit
Mos i shpërndani materialet e mbrojtura nga e drejta e autorit pa
lejën e pronarëve të tyre. Në këtë mënyrë mund të shkelni ligjet
e së drejtës së pronësisë. Prodhuesi nuk mbanë përgjegjësi për
çfaredo çështje juridike që kanë ardhur si rrjedhojë nga përdorimi
ilegal i përdoruesit të materialit me të drejtë të autorit.
Shqip
33