Kujdes
Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave
të sigurisë mund të shkaktojë lëndime ose
dëmtime të pronës
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera
elektronike
Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në
frekuenca radioje. Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin
normal të pajisjeve të tjera elektronike.
Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në
pajisje me motor të cilat mund të interferohen nga frekuencat
e radios
• Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj
brenda një rrezeje 15 cm pranë stimuluesve kardiakë, pasi
pajisja mund të ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.
• Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një
peismeikër, përdoreni pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj
që është në të kundërt me peismeikërin.
• Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e
pajisjes para se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo
nga frekuencat e radios të lëshuara nga pajisja.
• Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të
interferojë me instrumentet elektronike të navigimit. Ndiqni
rregullat e dhëna nga kompania e fluturimit dhe udhëzimet
e personelit të avionit. Në rastet ku nuk lejohet ta përdorni
pajisjen, gjithmonë përdoreni në modalitetin e fluturimit.
• Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë,
për shkak të interferencës radio nga pajisja juaj. Kontaktoni me
prodhuesin për më shumë informacione.
Shqip
24