Mos e ekspozoni pajisjen në tymra ose avuj të rëndë
Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pjesën e jashtme të pajisjes
ose ta bëni që të keqfunksionojë.
Nëse përdorni një aparat dëgjimi, kontaktoni me prodhuesin
për informacione rreth frekuencës të radios
Frekuenca e radios e nxjerrë nga pajisja juaj mund të ndikojë me
disa aparate dëgjimi. Para se të përdorni pajisjen tuaj, kontaktoni
me prodhuesin për të përcaktuar nëse aparati juaj i dëgjimit do të
ndikohet nga frekuencat e radios të nxjerra nga pajisja juaj.
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve ose aparateve që
lëshojnë frekuenca radiosh, të tilla si sistemet e zërit dhe kullat
e radios
Frekuencat e radios mund të bëjnë që pajisja juaj të
keqfunksionojë.
Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit
• Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në
mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.
• Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti),
pranë karburanteve ose lëndëve kimike, ose në zona
shpërthyese.
• Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose
materiale shpërthyese në të njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose
aksesorët e saj.
Nëse ndonjë pjesë e pajisjes thyhet, nxjerr tym ose lëshon erë
të djegur, ndaloni menjëherë përdorimin e pajisjes. Përdoreni
pajisjen përsëri vetëm pasi të jetë riparuar në një qendër
shërbimi Samsung
• Xhami i thyer ose akriliku mund të dëmtojë duart ose fytyrën
tuaj.
• Kur bateria nxjerr tym ose lëshon një erë të djegur, mund të
rezultojë në shpërthim të baterisë ose zjarr.
Shqip
25