Mos e lejoni fishën universale dhe fundin e vogël të
karikuesit që të bien në kontakt me materiale përçuese, si
lëngje, pluhur metalik, dhe maja lapsi. Mos e prekni xhekun
shumëfunksional me mjete të mprehta ose mos e goditni atë
Materialet përçuese mund të shkaktojnë një qark të shkurtër ose
gërryerje të terminaleve, të cilat mund të rezultojnë në shpërthim
ose zjarr.
Kur përdorni karikuesin me valë, mos vendosni materiale
të huaja si objekte metalike, magnete dhe karta me shirit
magnetik midis pajisjes dhe karikuesit me valë
Pajisja mund të mos karikohet mirë ose të nxehet tepër.
Mos e kafshoni ose thithni pajisjen ose baterinë
• Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pajisjen ose të shkaktoni
shpërthim ose zjarr.
• Fëmijët ose kafshët mund të gëlltitin pjesë të vogla.
• Nëse pajisja përdoret nga fëmijë, sigurohuni se po e përdorin
atë siç duhet.
Mos futni pajisjen apo aksesorë të furnizuar në sy, veshë, ose
gojë
Duke bërë kështu ju mund të shkaktoni asfiksi apo dëmtime
serioze.
Mos përdorni bateri me jone litiume (Li-Ion), të cilat janë të
dëmtuara ose me rrjedhje
Për hedhjen në mënyrë të sigurt të baterisë Li-Ion, kontaktoni me
qendrën e shërbimit të autorizuar më të afërt.
Shqip
23