Samsung SM-R840 Manual Del Usuario página 163

Ocultar thumbs Ver también para SM-R840:
Tabla de contenido
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura
Kur kryeni veprime të përsëritura si shtypja e butonave, vizatimi
i karaktereve në ekran me gishta, luajtja e lojërave mund të
përjetoni jorehati në duar, qafë, shpatulla ose pjesë të tjera të
trupit tuaj. Kur përdorni pajisjen tuaj për periudha kohore të gjata,
mbajeni pajisjen me kapje të qetë, shtypini butonat lehtë dhe bëni
pushime të shpeshta. Nëse vazhdoni të keni siklet gjatë ose pas
përdorimit, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Mbroni dëgjimin dhe veshët kur përdorni kufje
• Ekspozimi i tepërt ndaj tingujve të lartë mund të shkaktojë
dëmtime në dëgjim.
• Ekspozimi ndaj tingujve të lartë gjatë ecjes mund t'ju heqë
vëmendjen dhe të bëhet shkak për aksident.
• Gjithnjë ulni volumin përpara se të lidhni kufjet në burimin e
zërit dhe përdorni nivelin minimal të volumit të nevojshëm për
të dëgjuar bisedën apo muzikën.
• Mund të pësoni ndonjë infeksion në vesh nëse kufjet bien në
kontakt me materiale të huaja dhe nëse i mbani për kohë të
gjatë. Mbajini kufjet të thata dhe të pastra.
• Në ambiente të thata, në kufje mund të grumbullohet
elektricitet statik. Shmangni përdorimin e kufjeve në ambiente
të thata ose prekni objekte metalike për të shkarkuar
elektricitetin statik para se të lidhni kufjet me pajisjen.
• Mos përdorni kufje kur drejtoni makinën, motorin ose
biçikletën. Nëse veproni kështu mund të shpërqendroni
vëmendjen tuaj dhe të shkaktoni një aksident, ose mund të jetë
e jashtëligjshme në varësi të vendit.
Bëni kujdes kur përdorni pajisjen gjatë ecjes apo lëvizjes
Jini gjithnjë të vetëdijshëm mbi rrethanat ku ndodheni që të
shmangni lëndimin tuaj ose të të tjerëve.
Shqip
29
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Sm-r850Sm-r845fSm-r855f

Tabla de contenido