UDHËZIMET E PËRDORIMIT
4.2
Programimi i kohës së
fikjes TIME OFF
• Shtypni butonin e kohës së fikjes TIME
OFF; ekrani i telekomandës do të shfaqë
SET, HOUR (caktoni, ora) dhe ON
(ndezja).
• Sa herë që shtypni butonin, koha e fikjes
rritet me 0,5 orë. Kur koha e zgjedhur të
kalojë 10 orë, sa herë që shtypni butonin
koha do të rritet me nga një orë.
• Pas përfundimit të programimit,
telekomanda do të transmetojë sinjalin te
njësia në 0,5 sekonda.
• Për të anuluar funksionin TIME OFF,
caktojeni kohën në 0.0 dhe ndezja
automatike do të anulohet.
4.3
Programimi i kohës së
ndezjes/fikjes TIME ON/OFF
• Caktoni kohën për ndezjen dhe fikjen e
njësisë duke ndjekur hapat e shpjeguar
më sipër.
• Nëse koha mes ndezjes dhe fikjes së
njësisë nuk i kalon 10 orë, programi i
fikjes do të fillojë gjysmë ore pas ndezjes
së njësisë.
• Nëse koha mes ndezjes dhe fikjes së
njësisë i kalon 10 orë, programi i fikjes do
të fillojë një ore pas ndezjes së njësisë.
- 134 -
aroVAIR · VA 1-KN_WN Manuali i përdorimit
- 11/16 - Vaillant 0020249956_00