Vaillant VA 1-035 KN Instrucciones De Funcionamiento página 126

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 1
HYRJE
Mos futni gishtat ose objekte në vrimat
hyrëse dhe dalëse të ajrit, ose në grilat e
pajisjes kur ajo është në funksionim; kjo
mund të shkaktojë lëndime për shkak të
shpejtësisë së lartë të ventilatorit.
Nëse pajisja hiqet dhe instalohet përsëri më
vonë, duhet të kryhet një kontroll i ri për të
siguruar që instalimi është kryer në mënyrë
të saktë. Në rast të kundërt, mund të shfaqen
rrjedhje uji, qark i shkurtër ose edhe zjarr.
Mos e hiqni kasën e njësisë së jashtme. Një
ventilator i ekspozuar mund të jetë shumë i
rrezikshëm.
Baza e njësisë së jashtme duhet të
kontrollohet në intervale të rregullta për
çdo dëmtim të mundshëm; nëse një bazë e
dëmtuar nuk riparohet, ajo mund të bjerë dhe
të shkaktojë aksidente.
Mos vendosni objekte mbi njësinë e jashtme.
Mos e manovroni pajisjen me duar të lagura
ose të njoma për shkak të rrezikut të goditjes
elektrike.
Përdorni vetëm siguresa të përshtatshme për
çdo model. Mos e zëvendësoni siguresën
me tela ose çdo material tjetër: kjo mund të
shkaktojë defekte ose zjarr.
Mos vendosni asnjë burim nxehtësie me
flakë në rrugën e rrymës së ajrit të njësisë
dhe mos përdorni aerosolë ose gaze të tjera
të djegshme afër pajisjes, pasi kjo mund të
nisë një zjarr.
Ndalohet ta instaloni pajisjen e kondicionerit
në afërsi të një burimi nxehtësie, materialeve
të djegshme ose gërryese ose hyrjes së
ajrimit të një ndërtese ngjitur.
Për ta pastruar pajisjen, shkëputni furnizimin
me energji elektrike duke parandaluar
rrezikun e një qarku të shkurtër ose
lëndimeve.
- 126 -
Mos e pastroni pajisjen me ujë.
Lidheni kabllon e tokëzimit me linjën e
duhur (jo me tuba gazi, uji, linja neutrale ose
linja telefonike). Tokëzimi i gabuar mund të
paraqesë rreziqe elektrike.
Lidheni si duhet tubin e kondensimit për të
siguruar një largim efikas të kondensimit.
Lidhja e pasaktë mund të shkaktojë rrjedhje
uji.
Instaloni automatë qarku për të parandaluar
qarkun e shkurtër.
Mos e përdorni pajisjen gjatë përdorimit të
insekticideve dhe pesticideve. Kimikatet
toksike mund të hyjnë në njësinë e
kondicionerit dhe të kenë ndikim te personat
që janë alergjikë ndaj substancave kimike.
Shmangni periudhat e gjata të ekspozimit
ndaj ajrit të ftohtë nga pajisja ose
temperaturat ekstreme të dhomës. Kjo mund
të përbëjë një rrezik për shëndetin.
Mos i ekspozoni kafshët ose bimët
drejtpërdrejt ndaj rrymës së ajrit pasi kjo
mund t'i dëmtojë ata.
Personeli përgjegjës për marrjen e njësisë
duhet të kryejë një inspektim vizual për të
kontrolluar nëse pajisja ka pësuar dëmtime
gjatë transportit.
Për instalimin e ajrit të ftohtë duhet të
përdoren tuba specifikë të ftohjes (KUJDES!
Mos përdorni asnjëherë tuba hidraulike).
Që produktet e tij të ruajnë parametrat
optimale të funksionimit, Vaillant rekomandon
mirëmbajtjen periodike që duhet të kryhet
gjithmonë nga personeli i kualifikuar.
aroVAIR · VA 1-KN_WN Manuali i përdorimit
- 11/16 - Vaillant 0020249956_00
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Va 1-050 knVa 1-100 knVa 1-025 wnVa 1-035 wnVa 1-045 wn

Tabla de contenido