Administrimi I Tubit Të Ujit Të Kondensuar; Instalimi Përfundimtar - Vaillant VA 1-025 WN Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Tabla de contenido
INSTALIMI
3.3.3
Administrimi i tubit të ujit të kondensuar
PARALAJMËRIM!
a
Rrezik për mosfunksionimin dhe defekte. Rrezik për
shkarkimin e gabuar të ujit të kondensuar dhe dëmtimin
e materialeve të shkaktuara nga uji që rrjedh. Merrni
parasysh rekomandimet e mëposhtme:
- Sigurohuni që ajri të qarkullojë plotësisht në tubin e ujit të
kondensuar për t'u siguruar që uji i kondensimit mund të
shkarkohet lirshëm. Në rast të kundërt, uji i kondensuar
mund të dalë nëpërmjet kasës së njësisë së brendshme.
- Montojeni tubin pa e përkulur për të shmangur ndërprerjen e
qarkullimit të ujit.
- Nëse e instaloni tubin e ujit të kondensimit në ambiente
të jashtme, mbështilleni me një izolues termik për të
parandaluar ngrirjen e tij.
- Nëse tubi i ujit të kondensimit instalohet në ambiente të
brendshme, mbështilleni atë me një izolim termik.
- Mos e instaloni tubin e ujit të kondensimit me një -përkulje të
drejtuar lart (shikoni Figurën 3.8).
Fig. 3.8
Mos e përkulni tubin me drejtim lart.
- Mos e lini fundin e lirë të tubit të ujit të kondensuar të zhytur
në ujë (shikoni Figurën 3.9).
Fig. 3.9
Mos e zhytni fundin e lirë të tubit.
- Mos e instaloni tubin e ujit të kondensimit të palosur (shikoni
Figurën 3.10).
- 12 -
Fig. 3.10
Mos e palosni tubin.
- Kur të instaloni tubin e ujit të kondensimit, sigurohuni që
fundi i lirë të jetë të paktën 5 cm nga dyshemeja (shikoni
Figurën 3.11).
Fig. 3.11
Distanca minimale nga dyshemeja.
Legjenda
L
Distanca minimale nga dyshemeja: 5 cm
- Kur të instaloni tubin e ujit të kondensimit, sigurohuni që
fundi i lirë të mos jetë në afërsi të burimeve të aromave të
pakëndshme, në mënyrë që ato të mos hyjnë në dhomë
(shikoni Figurën 3.12).
Fig. 3.12
Shmangni aromat e pakëndshme.
3.3.4
Instalimi përfundimtar
• Kalojeni tubin në vrimën në mur.
• Vareni njësinë e brendshme në skajin e sipërm të kapëses
së montimit.
• Anojeni përpara fundin e njësinë së brendshme dhe futni
një pykë (p.sh. një copë druri) mes kapëses së montimit dhe
njësisë (shikoni Figurën 3.13).
aroVAIR · VA 1-WN Manuali i instalimit - 11/16 - Vaillant 0020249955_00
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Va 1-035 wnVa 1-045 wn

Tabla de contenido