Bosch Climate 2000 Manual De Instalación página 137

Ocultar thumbs Ver también para Climate 2000:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 34
Simboli
Kuptimi
Informacion i mëtejshëm jepet në dokumentacionin
teknik.
Mirëmbajtja duhet kryer nga një person i kualifikuar në
përputhje me udhëzimet në manualin e mirëmbajtjes.
Respektoni udhëzimet e manualit të përdorimit gjatë
punës.
Simboli i kapacitetit nominal të ngrohjes
Simboli i kapacitetit nominal të ftohjes
Simboli i qarkut të freonit me anën e presionit të lartë
(sipër) dhe anën e tensionit të ulët (poshtë)
Markimi EAC për mallrat në tregun e vendeve anëtare
të Unionit Ekonomik Euraziatik
Simboli tregon grumbullimin e veçuar të pajisjeve
elektrike dhe elektronike.
tab. 172
1.2
Këshilla të përgjithshme sigurie
HUdhëzime për grupin e synuar
Ky manual instalimi u drejtohet specialistëve të ftohjes dhe
kondicionimit, si dhe inxhinierëve elektrikë. Duhet të respektohen
udhëzimet në të gjitha manualet në lidhje me impiantin. Në rast
mosrespektimi mund të rezultojnë dëme materiale dhe lëndime në
persona deri në rrezikim për jetën.
▶ Lexoni udhëzimet e instalimit për të gjithë komponentët e impiantit
përpara instalimit.
▶ Respektoni këshillat e mëposhtme të sigurisë dhe të mirëmbajtjes.
▶ Respektoni rregulloret, rregullat teknike dhe direktivat kombëtare
dhe rajonale.
▶ Dokumentoni punimet e kryera.
HPërdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
Njësia e brendshme synohet për instalim brenda ndërtesës me lidhje
drejt një njësie të jashtme dhe komponentëve të tjerë të sistemit, p.sh.
rregullatorë.
Njësia e jashtme synohet për instalim jashtë ndërtesës me lidhje drejt
një a më shumë njësive të brendshme dhe komponentëve të tjerë të
sistemit, p.sh. rregullatorë.
Kondicioneri synohet vetëm për përdorim komercial/privat, ku devijimet
e temperaturës nga vlerat e përcaktuara nuk shkaktojnë dëme për
gjallesat apo materialet. Kondicioneri nuk është i përshtatshëm për
rregullimin dhe ruajtjen precize të lagështirës së dëshiruar absolute.
Çdo përdorim tjetër konsiderohet në kundërshtim me përdorimin e
parashikuar. Përdorimi i papërshtatshëm dhe dëmet si pasojë e këtij
përjashtohen nga detyrimet tona.
Për instalimin në vende të posaçme (garazhe nëntokësore, salla tenike,
ballkone apo në ambiente gjysmë të hapura):
▶ Fillimisht kini parasysh kërkesat për vendin e instalimit të
përcaktuara në dokumentacionin teknik.
Climate 2000 – 6721852025 (2024/01)
Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë
HRreziqet e përgjithshme nga freoni
▶ Kjo pajisje është e mbushur me freon R32. Gazi i freonit mund të
shkaktojë gaze toksike kur bie në kontakt me zjarrin.
▶ Nëse ka rrjedhje të freonit gjatë instalimit, ajroseni mirë ambientin.
▶ Pas instalimit kontrolloni sistemin për rrjedhje.
▶ Mos lejoni substanca të ndryshme nga freoni (R32) që të hyjnë në
qarkun e freonit.
HSiguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi dhe për
qëllime të ngjashme
Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet elektrike vlejnë në përputhje me
EN 60335-1 standardet e mëposhtme:
„Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç ose nga persona me
aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose me mungesë përvoje
dhe dijesh nëse ata mbahen nën vëzhgim ose udhëzohen në lidhje me
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe kuptojnë rreziqet që lindin nga
përdorimi i saj. Fëmijët nuk lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe
mirëmbajta nga ana e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijët pa
qenë nën vëzhgim."
„Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar nga
prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me kualifikim të
ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet."
HDorëzimi te përdoruesi
Gjatë dorëzimit udhëzojeni përdoruesin për përdorimin dhe kontrollin e
sistemit të kondicionerit.
▶ Shpjegimi i përdorimit - gjatë këtij shpjegimi të trajtohen sidomos
veprimet që kanë të bëjnë me sigurinë.
▶ Kini sidomos parasysh pikat e mëposhtme:
– Modifikimi apo riparimi lejohen të kryhen vetëm nga një kompani
e specializuar e autorizuar.
– Për funksionim të sigurt dhe në mbrojtje të ambientit nevojiten së
paku inspektime vjetore dhe pastrim-mirëmbajtje me porosi.
▶ Tregojini pasojat e mundshme (lëndim deri në rrezik për jetë apo
dëmtim i pronës) në rast moskryerjeje apo kryerjeje me mangësi të
inspektimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
▶ Dorëzonjani manualet e instalimit dhe përdorimit përdoruesit për t'i
ruajtur.
1.3
Shënimet në këtë manual
Figurat mund të gjenden të përmbledhura në fund të këtij manuali. Teksti
përmban referenca për tek ilustrimet.
Produktet mund të ndryshojnë në varësi të modelit të shfaqur në këtë
manual.
137
loading

Este manual también es adecuado para:

Cl2000u w 26 eCl2000u w 35 eCl2000u w 53 eCl2000u w 70 eCl2000 26 eCl2000 35 e ... Mostrar todo