Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj
• Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të
pavlefshme garancinë e prodhuesit. Nëse pajisja juaj ka nevojë
për shërbim, çojeni në një Qendër Shërbimi Samsung.
• Mos e çmontoni ose mos e shponi pajisjen pasi kjo mund të
shkaktojë shpërthim ose zjarr.
• Mos e çmontoni ose mos e ripërdorni baterinë.
Kur e pastroni pajisjen, mos harroni
• Fshijeni pajisjen me një leckë të butë e të thatë dhe hiqni dyllin
e veshit ose mbeturinat nga marrësi me një furçë ose me mjete
të tjera.
• Pastroni terminalet e baterisë me një leckë të thatë.
• Mos përdorni kimikate apo solucione larëse. Nëse veproni kështu
mund të çngjyrosni ose gërryeni pjesën e jashtme të pajisjes ose
të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
• Mos e lejoni pajisjen të ekspozohet ndaj pluhurit, djersës,
bojës, vajit dhe produkteve kimike të tilla si kozmetikë, spraj
antibakterial, pastrues duarsh, detergjent dhe instekticide.
Pjesa e jashtme dhe pjesët e brendshme të pajisjes mund të
dëmtohen ose të rezultojë në performancë të dobët. Nëse pajisja
juaj ekspozohet në ndonjë prej substancave të lartpërmendura,
përdorni një leckë të butë dhe pa push për ta pastruar.
Mos e përdorni pajisjen për funksione të tjera nga përdorimi i
synuar
Pajisja juaj mund të keqfunksionojë.
Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik
Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e
pajisjes suaj
Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në
pajisjen tuaj mund të çojë në dëmtimin e pajisjes dhe do ta bëjë të
pavlefshme garancinë nga prodhuesi.
Shqip
29