• Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti),
pranë karburanteve ose lëndëve kimike, ose në zona
shpërthyese.
• Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose
materiale shpërthyese në të njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose
aksesorët e saj.
Nëse ndonjë pjesë e pajisjes thyhet, nxjerr tym ose lëshon erë
të djegur, ndaloni menjëherë përdorimin e pajisjes. Përdoreni
pajisjen përsëri vetëm pasi të jetë riparuar në një qendër
shërbimi Samsung
• Xhami i thyer ose akriliku mund të dëmtojë duart ose fytyrën
tuaj.
• Kur bateria nxjerr tym ose lëshon një erë të djegur, mund të
rezultojë në shpërthim të baterisë ose zjarr.
Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe rregullat
e sigurisë për sa i përket përdorimit të pajisjeve celulare gjatë
drejtimit të mjetit
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia
juaj e parë. Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë
drejtimit të automjetit, nëse kjo gjë ndalohet me ligj. Për sigurinë
tuaj dhe sigurinë e të tjerëve, përdorni gjykimin tuaj dhe mbani
mend këshillat e mëposhtme:
• Mbajeni pajisjen në vende ku arrihet lehtë. Sigurohuni që të
hapni pajisjen tuaj wireless pa hequr sytë nga rruga.
• Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të
keq. Shiu, bubullima, bora, akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin
rrezikshmëri.
• Mos regjistroni përkujtues me zë. Regjistrimi i përkujtuesve me
zë ndërsa i jepni makinës ju tërheq vëmendjen nga përgjegjësia
kryesore për ta ngarë makinën në mënyrë të sigurt.
Shqip
24