Mos e përthyeni dhe mos e dëmtoni kabllon elektrike
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ndërsa pajisja është
duke u karikuar
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike.
Mos e lidhni direkt së bashku terminalet pozitive dhe negative
të karikuesit
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose lëndime serioze.
Mos e përdorni pajisjen jashtë gjatë një stuhie
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose që
pajisja të keqfunksionojë.
Përdorni bateri, karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga
prodhuesi
• Përdorimi i baterive ose karikuesve gjenerikë mund të
shkurtojë jetën e pajisjes tuaj ose të shkaktojë që pajisja të mos
funksionojë mirë. Ato mund të shkaktojnë gjithashtu zjarr ose
të bëjnë që bateria të pëlcasë.
• Përdorni vetëm karikues dhe kabllo të aprovuar nga Samsung
të bërë posaçërisht për pajisjen tuaj. Karikuesit dhe kabllot
e papërshtatshëm mund të shkaktojnë lëndime serioze ose
dëmtime në pajisjen tuaj.
• Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit
kur ai përdor aksesorë apo pajisje që nuk janë miratuar nga
Samsung.
Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth belit
• Pajisja mund të dëmtohet, të pëlcasë ose të shkaktojë zjarr nëse
ushtrohet tepër presion në të.
• Mund të lëndoheni nëse goditeni ose rrëzoheni.
Shqip
19