2. Shtypni dy butonat e lëshimit të bazës (t) në pjesën e poshtme të
përforcuesit (e) derisa të ketë njëfarë rezistence.
3. Shtypni butonin e rregullimit të pozicionit (r) dhe tërhiqeni sexholinon
komplet nga baza.
4. Për të hequr distancatorët (p), tërhiqeni mbulesën e mbështetëses së
shpinës për të zbuluar vrimën në pjesën e pasme të mbështetëses
së shpinës.
5. Shtypni çengelin e lirimit brenda vrimës dhe tërhiqni distancatorët nga
mbështetësja e shpinës.
6. Përsëriteni këtë procedurë në anën tjetër të mbështetëses së shpinës.
7. Përdorni dorezën e rregullimit të ISOFIX-Connect (l) dhe tërhiqni dy butonat
e kyçjes ISOFIX-Connect (k).
8. Mbajeni dorezën e rregullimit të ISOFIX-Connect (l) dhe lëshoni dy kapëset
(u) në pjesën e poshtme të përforcuesit (e), njëri pas tjetrit dhe tërhiqni
krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) nga baza. Nëse është e nevojshme,
përdorni një kaçavidë.
9. Shtyni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) në hapësirat e caktuara në
pjesën e poshtme të përforcuesit (e) derisa të ketë njëfarë rezistence.
10. Vini në punë butonin e rregullimit të pozicionit (r) në pjesën e poshtme dhe
shtypni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) sa më shumë të jetë e mundur.
Vini re lartësinë minimale të krahëve të kyçjes ISOFIX-Connect.
Sigurohuni që krahët e kyçjes (k) të instalohen në mënyrën e duhur dhe që
dhëmbët e krahëve të kyçjes të jenë lart.
Kur montoni përsëri sexholinon, veproni me saktësi në radhë të kundërt.
Përdorni udhëzimet për të kontrolluar më përpara nëse ekzistojnë të
SQ
gjitha pjesët.
SIGURIMI I FËMIJËS PA MBROJTËSEN NGA GODITJET – GRUPI 2/3
(15–36 KG)
1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni
gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend me
një "KLIKIM".
2. Vendoseni rripin e prehrit në shinat me ngjyrë të kuqe të rripit të prehrit (h)
të sexholinos.
3. Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.
4. Anash sexholinos, pranë tokëzës së rripit, rripi i supeve dhe rripi i prehrit
duhet të vendosen së bashku te shina te shina e rripit të prehrit (h).
126
5. Kalojeni rripin e supeve përmes shinës së rripit të supeve (i) derisa të jetë
brenda shinës së rripit.
6. Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos
e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e
mbështetëses së kokës (c) për të ndryshuar pozicionin e rripit.
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulesa e sexholinos përbëhet nga 4 pjesë (mbështetësja e kokës,
mbështetësja e shpinës, përforcuesi dhe mbrojtësja nga goditjet). Këto
mbahen në pozicion në disa vende me kopsa. Pasi të jenë liruar të gjitha
kopsat, pjesët e mbulesës mund të hiqen një nga një.
Për t'i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt
udhëzimet për heqjen.
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C, me një program
delikat larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos
e lani mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën
tharëse apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!
GARANCIA NGA PRODHUESI DHE RREGULLORET PËR HEDHJEN
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju jep 3 vjet
garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti
i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e
garancisë dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për
garancinë, mund të gjenden në faqen tonë
go.cybex-online.com/manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se
përshkrimi i artikullit përfshin garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në
raste defektesh mbeten të pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.