Cybex Silver PALLAS-FIX Manual Del Usuario página 126

Tabla de contenido
PJESËT E PRODUKTIT
(a) Vendi i manualit të përdorimit
(b) Mbështetësja e shpinës
(c)
Mbështetësja e lëvizshme e kokës
(d) Rregulluesi i lartësisë për
mbështetësen e kokës
(e) Përforcuesi
(f)
Mbrojtësja nga goditjet
(g) Rripi i prehrit - Grupi 1
(h) Kalimi i rripit të prehrit- Grupi 2/3
(i)
Kalimi i rripit të supeve
(j)
Mbrojtësja lineare për goditjet
anësore (L.S.P)
(k) Krahët e kyçjes ISOFIX-Connect
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Sexholinoja me krahë kyçjeje ISOFIX-Connect (k) mund të përdoret në të
gjitha sexholinot e automjeteve me rripa sigurimi automatik në tre pika që janë
miratuar në manualin e automjetit për përdorim "universal".
Certifikimi "gjysmë universal" u jepet sistemeve të sigurimit që lidhen me
makinën përmes krahëve të kyçjes ISOFIX-Connect (k). Prandaj, ISOFIX-
Connect mund të përdoret vetëm në disa automjete të caktuara. Shikoni listën
e bashkëngjitur të llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara.
Versionin më të fundit mund ta gjeni në www.cybex-online.com.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljet e përparme
SQ
të pasagjerit. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Përdorni dorezën e rregullimit të ISOFIX-Connect (l) nën përforcues (e) dhe
tërhiqni dy krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) deri në maksimum.
3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) 180° në mënyrë që të
jenë në drejtimin e pikave të kapjes ISOFIX (o).
124
(l)
Doreza e rregullimit
ISOFIX-Connect
(m) Butoni i lëshimit ISOFIX-Connect
(n) Treguesi i sigurisë së
ISOFIX-Connect
(o) Pika e kapjes ISOFIX
(p) Distancatorët
(q) Butonat e rregullimit të mbrojtëses
nga goditjet
(r)
Butoni i rregullimit të pozicionit
(s) Baza
(t)
Butonat e lëshimit të bazës
(u) Kapëset
(v) Shtroja e përforcuesit
4. Vendoseni sexholinon në një sedilje të përshtatshme në mjet.
5. Shtyjini dy krahët e kyçjes (k) në pikat e kapjes ISOFIX (o) derisa të
fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI".
6. Përdorni dorezën e rregullimit të ISOFIX-Connect (l) dhe shtyjeni sexholinon
te sedilja e automjetit.
7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses së shpinës të sexholinos
(b) të vendoset mbi mbështetësen e shpinës të sediljes së automjetit.
Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë,
��
tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e
sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë duke u përpjekur për ta nxjerrë
nga pikat e mbërthimit ISOFIX (o). Treguesit jeshilë të sigurisë (n) duhet të
jenë të dukshëm qartë në të dyja anët e sexholinos.
9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX-Connect, ajo mund të mbahet
larg poshtë sediljes së makinës.
Duke përdorur ISOFIX-Connect, krijohet një lidhje me automjetin e cila rrit
��
sigurinë për fëmijën tuaj. Fëmija duhet të jetë gjithsesi i siguruar me rripin
me tre pika në automjet dhe mbrojtësen nga goditjet për grupin 1.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Lironi krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) në të dyja anët duke shtypur
butonat e lëshimit (m) dhe duke i tërhequr njëkohësisht.
2. Largojeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (o).
3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni ISOFIX-Connect sipas radhës së kundërt
të instalimit.
HEQJA E SHTROJËS SË PËRFORCUESIT
Për një rregullim të mirë të lartësisë së sexholinos, është përfshirë një shtrojë
përforcuesi (v) dhe është vendosur tashmë poshtë mbulesës së sexholinos
kur blihet.
Rekomandohet që ta përdorni këtë shtrojë përforcuesi (v) në moshat
9 deri në 18 muaj.
Për fëmijët mbi 19 muaj, shtroja e përforcuesit (v) mund të hiqet.
1. Hapni kopsat përpara mbulesës së përforcuesit.
2. Ngrijeni mbulesën e përforcuesit derisa shtroja e përforcuesit (v) të hiqet me
lehtësi nga përpara.
3. Hiqeni shtrojën e përforcuesit (v) sipas rekomandimit të mësipërm për moshën.
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido