Stihl RMA 248 Manual De Instrucciones página 364

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 41
Shqip
► Mos lidhni apo krijoni qark të shkurtër mes
kontakteve të mbajtëses së çelësave dhe
sendeve metalike.
► Ndërrojeni në rast konsumi apo shenjash
dëmtimi.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6.2
Thika
Thika është në gjende të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Thika dhe aksesorët janë të padëmtuar.
– Thika nuk është e deformuar.
– Thika është e montuar siç duhet.
– Thika është e mprehur siç duhet.
– Thika nuk ka pjesë të ngrëna.
– Thika është e drejtpeshuar.
– Nuk tejkalohen trashësia minimale dhe
gjerësia minimale e thikës,
– Ruhet këndi i mprehjes,
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt pjesë të thikës mund të
lirohen dhe të flaken përreth. Mund të
lëndohen njerëzit.
► Punoni me thikë dhe aksesorë të
padëmtuar.
► Vendosini thikat saktë.
► Mprehini thikat saktë.
► Nëse arrihet trashësia minimale dhe
gjerësia minimale: Ndërrojeni thikën.
► Kryejeni balancimin e thikës te shitësi i
STIHL.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6.3
Bateria
Bateria është në gjendje sigurie nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Bateria nuk është e dëmtuar.
– Bateria është e pastër dhe e thatë.
– Bateria funksionin dhe është e pamodifikuar.
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje të pasigurt bateria nuk mund të
funksionojë siç duhet. Mund të lëndohen
njerëzit.
► Punoni me bateri të padëmtuar dhe
funksionale.
► Mos e karikoni baterinë e dëmtuar apo me
probleme.
► Nëse bateria është e papastër apo e lagur:
Pastrojeni baterinë dhe lëreni të thahet.
► Mos e karikoni baterinë.
► Mos vendosni objekte në pjesët e hapura të
baterisë.
364
20.2.
20.1.
► Mos i lidhni kontaktet elektrike të baterisë
me sende metalike dhe mos u krijoni qark
të shkurtër.
► Mos e hapni baterinë.
► Ndërrojeni në rast konsumi apo shenjash
dëmtimi.
■ Nga bateria e dëmtuar mund të pikojë lëng.
Nëse lëngu bie në kontakt me lëkurën apo me
sytë, këto të fundit mund të acarohen.
► Evitoni kontaktin me lëngun.
► Nëse ndodh kontakt me lëkurën: Lajeni
lëkurën e prekur me ujë dhe sapun.
► Nëse ndodh kontakt me sytë: Shpëlajini
sytë së paku për 15 minuta me ujë të
bollshëm dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
■ Bateria e dëmtuar apo defektive mund të
mbajë erë, të lëshojë tym apo të digjet në
mënyrë të pazakontë. Njerëzit mund të
lëndohen rëndë apo të vdesin, si dhe mund të
ndodhë dëmtim i pronës.
► Nëse bateria lëshon erë të pazakontë apo
tym: Mos e përdorni baterinë dhe mbajeni
larg materialeve të djegshme.
► Nëse bateria digjet: Provoni ta shuani
baterinë me fikëse zjarri ose me ujë.
4.7
Puna
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesi nuk duhet të punojë më në situata
të caktuara. Përdoruesi mund të pengohet, të
rrëzohet dhe të lëndohet rëndë.
► Punoni me qetësi dhe vëmendje.
► Nëse kushtet e ndriçimit dhe shikueshmëria
janë në nivel të ulët: Mos e përdorni
korrësen e barit.
► Përdoreni vetëm korrësen e barit.
► Shikoni për pengesa.
► Mos e anoni korrësen e barit.
► Punoni duke qëndruar mbi terren për të
ruajtur balancën.
► Nëse ndjeni lodhje: Bëni një pushim.
► Nëse kositni në pjesë të pjerrëta: Kositni
përgjatë pjerrësisë.
► Mos kositni nëpër pjerrësi.
■ Thika rrotulluese mund ta presë përdoruesin.
Përdoruesi mund të lëndohet rëndë.
► Mos e prekni thikën në rrotullim.
► Nëse tehu bllokohet nga ndonjë
send: Fikeni kositësen e barit, hiqni
çelësin e siguresës dhe hiqni
baterinë. Vetëm atëherë hiqeni
sendin.
■ Gjatë punës, korrësja e barit mund të
shkaktojë dridhje.
► Mbani doreza.
4 Udhëzime sigurie
0478-131-9861-B
loading