Siguria 1; Udhëzime Paralajmëruese Për Përdorimin; Udhëzime Të Përgjithshme Për Sigurinë - Vaillant aroVAIR VA 1-020 DN Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Ocultar thumbs Ver también para aroVAIR VA 1-020 DN:
Tabla de contenido
1
Siguria
1.1
Udhëzime paralajmëruese për
përdorimin
Klasifikimi i udhëzimeve të paralajmërimeve
lidhur me veprimet
Udhëzimet operacionale janë shkallëzuar si
vijon me shenjat paralajmëruese dhe fjalët
sinjalizuese lidhur me rrezikun e mundshëm:
Shenja paralajmëruese dhe fjalë
sinjalizuese
Rrezik!
Rrezik jete ose rrezik dëmesh të
rënda në persona
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Paralajmërim!
Rrezik dëmesh të lehta në persona
Kujdes!
Rrezik dëmesh materiale ose
dëmesh për mjedisin
1.2
Udhëzime të përgjithshme për
sigurinë
1.2.1 Rrezik si pasojë e një kualifikimi të
pamjaftueshëm
Punimet e mëposhtme duhet të kryhen vetëm
nga teknikët profesionistë, të specializuar për
këtë:
– Montimi
– Çmontimi
– Instalimi
– Vënia në punë
– Inspektimi dhe mirëmbajtja
– Riparimet
– Nxjerrja jashtë pune
▶ Respektoni gjithë udhëzimet që
shoqërojnë produktin.
▶ Veproni sipas gjendjes aktuale teknike.
▶ Respektoni direktivat, normat, ligjet dhe
rregulloret e tjera.
1.2.2 Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
goditjeje elektrike.
0020249958_01 aroVAIR Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes
Përpara se të punoni në produkt:
▶ Vendoseni produktin pa tension, duke fikur
gjithë furnizimet me energji në gjithë polet
(separator elektrik me hapësirë kontakti
minimalisht 3 mm, p. sh. siguresa ose
çelësi mbrojtës i tubacionit).
▶ Siguroni që të mos rindizet.
▶ Kontrolloni që të mos ketë tension.
1.2.3 Rrezik djegieje ose përvëlimi si
pasojë e pjesëve të nxehta
▶ Punoni me pjesët vetëm pasi këto të jenë
ftohura.
1.2.4 Rrezik për jetë nga mungesa e
mekanizmave të sigurisë
Skemat që janë në këtë dokument nuk i
paraqesin të gjithë mekanizmat të sigurisë të
nevojshëm për një instalim profesional.
▶ Instaloni në pajisje mekanizmat e
nevojshëm të sigurisë.
▶ Vini re ligjet, normat dhe udhëzimet
përkatëse nacionale dhe internacionale.
1.2.5 Rrezik plagosjeje si pasojë e peshës
së lartë të produktit
▶ Transportojeni produktin me të paktën dy
persona.
1.2.6 Rreziku i një dëmi material nga ngrica
▶ Instalojeni produktin vetëm në ambiente jo
të rrezikuara nga ngrica.
1.2.7 Rrezik nga një dëmtim nëpërmjet
veglave të papërshtatshme
▶ Për t'i tërhequr apo për t'i liruar lidhjet me
vidha, përdorni veglat profesionale.
1.2.8 Rrezik plagosjeje gjatë çmontimit të
veshjes së produktit.
Gjatë çmontimit të veshjes së produktit
ekziston rreziku që të priteni në skajet e
mprehtë të kornizës.
▶ Vishni dorashka mbrojtëse, për të mos u
prerë.

Siguria 1

87
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido