Cybex Silver PALLAS B2 i-SIZE Guia Del Usuario página 123

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 42
CERTIFIKIMI
PALLAS B2 i-SIZE
UN R129/03
i-Size Universal ISOFIX
Mosha: > 15 muajsh deri në rreth 12 vjeç
76cm – 105cm / ≤ 21kg
Specific Vehicle Booster Seat
Pallas B2 i-Size me mbrojtëse nga goditjet:
100cm – 150cm
76 cm – 105 cm, > 15 m, maks. 21 kg
030110
Pallas B2 i-Size me rrip automatik në tre pika:
UN Regulation No. 129/03
100 cm – 150 cm
Cybex GmbH
Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth
Germany
Faleminderit që zgjodhët Pallas B2 i-Size si sexholino për fëmijën tuaj.
Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi para se ta montoni sexholinon
në makinë dhe ruajeni për referencë të mëvonshme.
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME DHE PARALAJMËRIME
Pa miratimin e Autoritetit të Miratimit të Llojit, sexholinoja nuk mund të
modifikohet ose shtohet në asnjë mënyrë.
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta
përdorni sexholinon siç tregohet në këtë manual.
Mos e përdorni nëse fëmija nuk ka mbushur ende 15 muaj dhe është më i
shkurtër se 76 cm.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në sediljet e automjeteve të miratuara
për përdorimin e sistemeve të mbajtjes së fëmijëve sipas manualit të automjetit.
Është e përshtatshme vetëm për sedilje makinash me rrip automatik me tri
pika, të miratuar sipas rregullores së OKB nr. 16 ose sipas një standardi të
barasvlershëm.
Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te
udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.
Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt me
mbështetësen e automjetit.
Kur e siguroni fëmijën me mbrojtësen nga goditjet (76 cm – 105 cm, >
15 m, maks. 21 kg), lidhja e krahëve të kyçjes ISOFIX nuk mjafton: është
absolutisht e nevojshme që të lidhni edhe rripin e sipërm.
Rripi i sipërm mund të kapet vetëm te një pikë lidhjeje e shënuar.
Në rastet kur fëmija është me gjatësi 76 cm – 100 cm, duhet të përdoret
mbrojtësja nga goditjet.
Rripi i shpatullave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie.
Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në automjet.
Tokëza e rripit të automjetit nuk duhet të kalojë asnjëherë mbështetësen e
krahut të sediljes. Nëse shiriti i rripit është shumë i gjatë, sexholinoja nuk
është e përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet.
Rripi me tre pika duhet të kalohet vetëm në rrugët e caktuara. Pikat e kalimit
të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë shënuar me jeshile te
sexholinoja.
Rripi i prehërit duhet të kalojë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë
e mundur për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.
Para çdo përdorimi, sigurohuni që mbrojtësja nga goditjet ose rripi automatik
në tri pika i automjetit të jetë rregulluar si duhet dhe të puthitet mirë pas trupit
të fëmijës. Asnjëherë mos e përdridhni rripin!
Të gjithë rripat duhet të jenë të shtrënguar dhe jo të përdredhur!
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t'i ofrojë
fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë
që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.
Sexholinoja duhet të përdoret gjithnjë me mbështetësen e shpinës të lidhur.
Mbështetësja e shpinës mund të hiqet vetëm për pastrim ose magazinim.
Sexholinoja duhet të jetë gjithnjë e fiksuar siç duhet në automjet edhe kur
nuk është duke u përdorur.
Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet asnjëherë kur mbyllni
derën e makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.
Bagazhi ose çdo objekt tjetër i pranishëm në automjet duhet të jenë
gjithmonë të siguruara fort. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda
makinës duke shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sexholinos.
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi
mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.
Mos e lini kurrë fëmijën të pashoqëruar në automjet.
Pjesët e sistemit për sigurimin e fëmijës nxehen në diell dhe mund ta djegin
lëkurën e fëmijës. Mbroni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i
drejtpërdrejtë i diellit.
Një aksident mund të shkaktojë dëmtim të sexholinos që nuk mund të
identifikohet me sy të lirë. Ju lutemi ndërrojeni sexholinon nëse ndodh aksident.
Në rast dyshimi, ju lutemi konsultohuni me shitësin ose prodhuesin tuaj.
Mos e përdorni këtë sexholino për më shumë se 11 vjet. Sexholinoja është
e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell
ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
Pjesët plastike mund të pastrohen me një agjent pastrimi të butë dhe ujë të
ngrohtë. Asnjëherë mos përdorni agjentë të ashpër pastrimi ose zbardhues!
SQ
SQ
119
loading

Este manual también es adecuado para:

523001225523001227523001229523001231