Kujdes
-
Mos i prekni tehet prerëse të njësisë së thikave gjatë manovrimit, zbrazjes së
enës dhe gjatë pastrimit. Ato janë shumë të mprehta dhe mund t'i presin fare
lehtë gishtat.
-
Mos e përdorni kurrë njësinë e thikave pa tas në grirëse apo në procesorin e
ushqimit.
-
Për të shmangur stërkalat, zhyteni gjithmonë shufrën e mikserit, rrahësen
(vetëm lloje të caktuara) brenda te përbërësit përpara se të ndizni pajisjen,
sidomos kur procesoni përbërës të nxehtë.
-
Nëse një nga njësitë e thikave ngec, hiqeni pajisjen nga priza përpara se të
hiqni përbërësit që bllokojnë njësitë e thikave.
-
Bëni kujdes nëse hidhni lëng të nxehtë në procesorin e ushqimeve apo në
mikser, pasi mund të derdhet jashtë pajisjes për shkak të avullit të papritur.
-
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim të zakonshëm në shtëpi. Ajo
nuk është menduar për përdorim në ambiente si kuzhinat profesionale apo
dyqane, zyra, ferma ose ambiente të tjera pune. Ajo as nuk është menduar
për përdorim nga klientët në hotele, motele, ambiente për fjetje dhe mëngjes
dhe mjedise të tjera banimi.
-
Mos procesoni përbërës si kubat e akullit, përbërësit e ngrirë apo frutat me
bërthamë, pa përdorur lëng.
-
Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga fëmijët. Mbajeni pajisjen dhe kordonin
larg vendeve ku mund të arrihet nga fëmijët.
-
Pajisjet mund të përdoren nga personat me aftësi të reduktuara fizike,
ndijuese ose mendore apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm
nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjeve dhe
nëse ata kuptojnë rreziqet e përfshira.
-
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
-
Sigurohuni që pajisja të jetë pastruar siç duhet. Sidomos sipërfaqet në
kontakt me ushqimin. Detajet e pastrimit mund të gjenden në figurën 10.
-
Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza nëse e lini pa mbikëqyrje dhe
përpara se ta montoni,
-
çmontoni, ruani apo pastroni.
-
Fikeni pajisjen dhe hiqeni nga priza përpara se të ndërroni aksesorët ose
përpara se t'u afroheni pjesëve që lëvizin gjatë përdorimit.
-
Mos e përdorni pajisjen me asnjë nga aksesorët për më gjatë se 3 minuta pa
ndërprerje. Lëreni pajisjen të ftohet për 15 minuta përpara se të vazhdoni
përzierjen.
-
Asnjë nga aksesorët nuk është i përshtatshëm për përdorim në mikrovalë.
-
Mos përdorni kurrë aksesorë apo pjesë nga prodhues të tjetër apo që nuk
rekomandohen konkretisht nga "Philips". Nëse përdorni aksesorë apo pjesë të
tilla, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
-
Mbajeni njësinë e motorit larg nxehtësisë, zjarrit, lagështisë dhe papastërtive.
-
Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin e saj të synuar siç tregohet në
manualin e përdorimit.
-
Mos e mbushni asnjëherë gotën e masave, tasin e grirëses kompakte, tasin e
grirëses XL (vetëm lloje të caktuara) me përbërës që janë më të nxehtë se
60°C.
-
Mos i tejkaloni sasitë dhe kohët e përzierjes të përcaktuara në tabelë.
Shqip
455