Vaillant aroSTOR VWL BM 270/5 Instrucciones De Funcionamiento página 294

Ocultar thumbs Ver también para aroSTOR VWL BM 270/5:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 65
5.
Shtypni tastin Ndezur/Fikur të
produktit.
Ekrani ndizet.
Një dritë LED e gjelbër do të ndizet
në ekran.
Ndriçimi në sfond i ekranit pulson
dhe do të mundësohet vendosja e
gjuhës.
– Rrotulloni butonin rrotullues, për
të vendosur gjuhën. Konfirmojeni
zgjedhjen duke shtypur butonin
rrotullues.
Produkti ju ofron mundësinë e
zgjedhjes së gjuhës vetëm kur
ndizet për herë të parë. Gjithsesi,
e keni mundësinë ta ndryshoni
gjuhën e zgjedhur. Udhëzuesi i
përdorimit.
Pompa e ngrohjes ndizet vetëm
nëse temperatura e ujit të ftohtë
është nën temperaturën e
konfiguruar të ujit dhe nëse koha
e ndezjes pas programit të punës
përkon me kohën e nxehjes si
dhe nëse tarifa elektrike e lejon
nxehjen.
Kur pompa e ngrohjes është në
punë, në hyrjen dhe daljen e ajrit
do të krijohet një rrymë ajri.
Udhëzim
Pas vënies në punë për herë
të parë, pompës së ngrohjes i
nevojiten 5 deri 12 orë për të
arritur temperaturën (55 °C),
në varësi të temperaturës
së thithjes së ajrit dhe
temperaturës së ujit të ftohtë.
294
Udhëzim
Ngrohësi i ujit termodinamik
funksionon me përparësi
me pompën e ngrohjes, për
sa kohë që temperatura e
ajrit të thithur është brenda
diapazonit -7 °C dhe +45
°C. Jashtë këtij diapazoni
temperature, përgatitja e ujit të
ngrohtë kryhet vetëm përmes
ngrohjes elektrike shtesë.
4.3 Rregulloni gjuhën
Nëse dëshironi të ndryshoni rregullimin
aktual, atëherë shtypni butonin e
menusë.
Rrotulloni butonin rrotullues, derisa në
ekran të shfaqet rregullimi i gjuhës.
Shtypni butonin rrotullues.
Zgjidhni gjuhën që dëshironi me
ndihmën e butonit rrotullues.
Konfirmojeni me shtypjen e butonit
rrotullues.
Shtypni butonin e menusë, për të hyrë
në treguesin fillestar.
4.4 Vendosni orën
Udhëzim
Cilësimi i standardizuar i fabrikës
është ora franceze (UTC+1).
Produkti nuk kalon automatikisht
nga ora e verës në atë të dimrit
dhe anasjelltas. Këtë ndryshim
duhet ta bëni vetë manualisht.
Shtypni butonin për konfigurimin e orës.
Konfirmojeni me shtypjen e butonit
rrotullues.
Rrotulloni butonin rrotullues, për të
vendosur ditën.
Konfirmojeni me shtypjen e butonit
rrotullues.
Rrotulloni butonin rrotullues, për të
vendosur muajin.
Konfirmojeni me shtypjen e butonit
rrotullues.
Rrotulloni butonin rrotullues, për të
vendosur vitin.
Manuali i përdorimit 8000015878_00
loading