Vaillant aroSTOR VWL BM 200/5 Instrucciones De Funcionamiento página 209

Ocultar thumbs Ver también para aroSTOR VWL BM 200/5:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 24
▶ Nëse është e mundur, hapni
të gjitha dyert dhe dritaret dhe
kujdesuni që të ketë rrymim
ajri.
▶ Shmangni flakë të hapura
(psh. shkrepëse ose fije
shkrepëse).
▶ Mos pini duhan.
▶ Mos aktivizoni çelësin
elektrik, spinë të rrjetit, zile,
telefona dhe pajisje tjera për
komunikim në ndërtesë.
▶ Largohuni pa u vonuar nga
ndërtesa dhe mos lejoni
hyrjen e personave të tjerë.
1.4 Rrezik të jetës nga
ndryshimet në produkt
ose në rrethin e produktit
▶ Në asnjë rast mos i hiqni,
mbushni ose bllokoni
mekanizmat e sigurisë.
▶ Mos manipuloni me
mekanizmat e sigurisë.
▶ Mos i shkatërroni apo hiqni
vulat nga komponentët.
▶ Mos bëni kurrfarë
ndryshimesh:
– në produkt
– në furnizuesit për ujë dhe
korrent
– tek valvuli i sigurisë
– tek tubacionet e shkarkimit
– te elementet ndërtuese, të
cilat mund të kenë ndikim
në sigurinë e punës së
produktit
8000015886_00 Manuali i përdorimit
1.5 Rrezik djegieje nga prekja
e sipërfaqeve të nxehta
Kabllot dalëse dhe lidhjet
hidraulike janë të nxehta gjatë
punës.
▶ Mos i prekni lidhjet hidraulike.
▶ Mos i prekni hyrjet dhe daljet
e ajrit.
1.6 Rrezik përvëlimi nga uji i
nxehtë i pijshëm
Në vendet e derdhjes për ujë të
ngrohtë tek temperaturat e ujit
të ngrohtë mbi 60 °C ekziston
rrezik përvëlimi. Fëmijët e vegjël
ose personat e moshuar mund
të jenë të rrezikuar madje edhe
gjatë temperaturave më të
ulëta.
▶ Zgjedhni temperaturën në atë
mënyrë, që asnjeri të mos
rrezikohet.
1.7 Shmangni rrezikun e
lëndimit përmes
ngrirjeve gjatë kontaktit
me lëndën ftohëse
Produkti do të dorëzohet me
mbushje për punë të lëndës
ftohëse R 290 A. Kjo është një
lëndë ftohëse pa klor, e cila nuk
ndikon në shtresën e ozonit të
tokës. Lënda e derdhur ftohëse
gjatë prekjes së vendit prej ku
rrjedh mund të shpie deri te
ngrirjet.
209
loading