anët dhe mund të shkaktojë djegie. Për ushqimin e ngrirë, rekomandohet që ushqimi most ë tejkalojë më
shumë se 1/4 e kapacitetit të shportës.
FËRGIMI I USHQIMIT
VËREJTJE: Vaji është i ngrohtë dhe mund të shkaktojë lëndime serioze.
1. Ngadalë dhe me kujdes lëshoni shportën në vaj të nxehtë. Vendosja e shportës me shpejtësi mund të
shkaktojë derdhjen dhe spërkatjen e vajit. MOS e lëshoni me shpejtësi shportën në vajin për zierje.
2. Mbylleni kapakun para fërgimit.
VËREJTJE: Është normale që avulli të dalë në anët e fritezës gjatë fërgimit.
VËREJTJE:Mos qëndroni afër fritezës deri sa është në funksion.
3. Përdorni dritaren për mbikëqyrjen e ushqimit. Kur të jetë përgatitur ushqimi, para hapjes së kapakut
largohuni që të dalë avulli i nxehtë.
4. Ngriteni shportën nga vaji dhe vendoseni në skajin e rezervuarit për vaj për të mundësuar që ushqimi
të kullohet për një minutë.
5. Largoni ushqimin nga shporta me kapëse ose duke e vendosur ushqimin në enën për servirje ose në
pjatë të mbuluar me leckë letre.
6. Përsëritni veprimin me ushqimin e mbetur.
7. Kur të përfundoni me përdorimin e fritezës, silleni rregullatorin e temperaturës në anën e kundërt nga
akrepat e orës për të shkyqur pajisjen.
8. Shkyqeni fritezën nga priza e murit dhe mundësoni ftohejn rreth 2 orë para se të provoni të hiqni vajin
ose të pastroni fritezën.
VËREJTJE: Asnjëherë mos e përdorni kabllin për furnizim për të shkyqur fritezën.
VËREJTJE: Asnjëherë mos e përdorni fritezën për zierjen e ujit.
RUAJTJA OSE PËRDORIMI I SËRISHËM I VAJIT PËR ZIERJE
VËREJTJE: Vaji nuk duhet të ndërrohet pas çdo përdorimi dhe mund të përdoret deri sa të errësohet, deri
sa nuk ka mbeturina të ushqimit në të, sic janë brumi ose grimcat.
VËREJTJE: Nuk rekomandohet ruajtja ose përdorimi i sërishëm i vajit që përdoret për fërgimin e
ushqimit që përmban mjaft proteina, sic është mishi i pulës, mishi i gjedhit ose peshku. Kur të përdoret
vaji kryesisht për fërgimin e patateve dhe filtrohet pas cdo përdorimi, mund të përdoret 8 deri 10 herë,
por MOS E PËRDORNI vajin e njëjtë më gjatë se 6 muaj.
ME RËNDËSI: Gjithmonë ndërroni vajin deri sa të fillojë që të krijohet shkuma ose kur të errësohet
ngjyra, kur të ketë shije ose erë të djegur, ose kur të bëhet si shurup.
1. Bëni kujdes që friteza të jetë e shkyqur, kablli i hequr nga prize dhe të jetë ftohur 4 orë para se të
vendosni vajin për ruajtje.
2. Largoni kapakun dhe shportën për fërgim.
3. Duke e përdorur levën, hidheni vajin nga këndi i prapmë i rezervuarit nëpër filter të letrës ose nëpër
kullonjëse të telit në enën për ruajtje.
ME RËNDËSI: Rezervuari për vaj nuk hiqet nga friteza.
4. Për të përdorur vajin përsëri, vetëm lidheni në rezervuarin për vaj.
ME RËNDËSI: MOS PËRZIENI Vajra të ndryshme ose vajin e vjetër dhe të ri.
5