Hedhja e frigoriferit të vjetër
Hidheni frigoriferin tuaj të vjetër pa dëmtuar
mjedisin.
• Mund të konsultoheni me shitësin e
autorizuar ose qendrën e grumbullimit të
mbeturinave të bashkisë tuaj për hedhjen e
frigoriferit.
Para se ta hidhni frigoriferin, priteni spinën
elektrike dhe, nëse ka ndonjë kyç në derë,
bëjini të papërdorshme me qëllim që të
mbroni fëmijët nga ndonjë rrezik.
Vendosja dhe Instalimi
Nëse dera e hyrjes të dhomës ku do të
instalohet frigoriferi nuk është e gjerë
mjaftueshëm që të kalojë frigoriferi,
atëherë thërrisni shërbimin e autorizuar që
ata të heqin dyert e frigoriferit dhe kalojeni
anash përmes derës.
1.
Montojeni frigoriferin në një vend
që përdoret me lehtësi.
2.
Mbajeni frigoriferin larg burimeve të
nxehtësisë, vendeve të lagështa dhe
dritës direkte të diellit.
3.
Duhet të ketë ventilim të
mjaftueshëm me qëllim që frigoriferi të
punojë me efektshmëri. Nëse frigoriferi
do të vendoset në një pjesë të futur në
mur, duhet të ketë një distancë të paktën
5 cm nga tavani dhe të paktën 5 cm nga
muri. Mos e vendosni produktin tuaj mbi
materiale si për shembull tapet ose qilim.
4.
Vendoseni frigoriferin mbi një
sipërfaqe të sheshtë për të parandaluar
lëkundjet.
Ndërrimi i llambës së brendshme
Për të ndërruar llambën/dritën LED që
përdoret për ndriçimin e frigoriferit,
telefononi Shërbimin e autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje nuk
është e përshtatshme për ndriçimin e
dhomave të shtëpisë. Qëllimi i kësaj llambe
është të ndihmojë përdoruesin të vendosë
ushqime në frigorifer/ngrirës në një mënyrë
të sigurt dhe të lehtë.
Llambat e përdorura në këtë pajisje duhet
t'i rezistojnë kushteve fizike ekstreme si
temperaturat nën -20°C.
8