Beko BSSA210K4SN Instrucciones Para El Uso página 86

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 1
2
Paralajmërime të Rëndësishme Sigurie
Ju lutem shikoni informacionet e
mëposhtme. Nëse nuk i përmbaheni këtyre
informacioneve mund të shkaktohen lëndime
ose dëmtime materiale. Përndryshe, të gjitha
angazhimet e garancisë dhe besueshmërisë
do të bëhen të pavlefshme.
Pjesët origjinale të ndërrimit do të
ofrohen për 10 vite, pas datës së blerjes
së produktit.
Përdorimi i synuar
Ky produkt është synuar që të përdoret:
brenda dhe në ambiente të mbyllura si
për shembull në shtëpi;
në ambiente pune të mbyllura si për
shembull dyqane dhe zyra;
në vende akomodimi të mbyllura si për
shembull në shtëpi fermash, hotele,
shtëpi me qera.
Nuk duhet të përdoret jashtë.
Siguria e përgjithshme
Kur doni ta hidhni/çoni produktin për
skrap, rekomandojmë që të
konsultoheni me shërbimin e autorizuar
me qëllim që të mësoni informacionet
që duhen dhe organet e autorizuara.
Konsultohuni me shërbimin e autorizuar
për të gjitha pyetjet dhe problemet që
lidhen me frigoriferin tuaj. Mos ndërhyni
ose mos lejoni asnjë që të ndërhyjë në
frigorifer pa njoftuar shërbimet e
autorizuara.
Për produktet me një ndarje ngrirësi;
Mos hani kone akulloresh dhe kuba
akulli menjëherë pasi i keni nxjerrë nga
ndarja e ngrirësit! (Kjo mund të
shkaktojë kafshim ngrice në gojë.)
Për produktet me ndarje ngrirësi; Mos
vendosni pije në shishe dhe kanaçe në
ndarjen e ngrirësit. Përndryshe ato
mund të çahen.
Mos i prekni ushqimet e ngrira me dorë;
ato mund t'ju ngjiten në dorë.
Hiqeni frigoriferin nga priza para
se ta pastroni ose shkrini.
Avulli dhe materialet e pastrimit që
avullojnë nuk duhet të përdoren
asnjëherë në pastrim dhe proceset e
shkrirjes të frigoriferit. Në këto raste,
avulli mund të bjerë në kontakt me
pjesët elektrike dhe të shkaktojë qark të
shkurtër ose goditje elektrike.
Mos e përdorni asnjëherë si mjet për t'u
mbështetur ose si shkallë derën ose
pjesët e frigoriferit.
Mos përdorni pajisje elektrike brenda
frigoriferit.
Mos i dëmtoni pjesët, ku qarkullon lëngu
ftohës, me mjete shpimi ose prerjeje.
Lëngu ftohës që mund të dalë kur
shpohen kanalet e evaporatorit,
zgjatimeve të tubit ose shtresave të
sipërfaqes shkakton irritime në lëkurë
dhe dëmtime në sy.
Mos i mbuloni ose bllokoni vrimat e
ventilimit në frigorifer me asnjë lloj
materiali.
Pajisjet elektrike duhet të riparohen
vetëm nga persona të autorizuar.
Riparimet e bëra nga persona jo
kompetentë krijojnë rreziqe për
përdoruesin.
Në rast të ndonjë defekti ose gjatë një
pune mirëmbajtjeje ose riparimi,
shkëputeni frigoriferin nga korrenti qoftë
duke fikur siguresën përkatëse ose
duke e hequr pajisjen nga priza.
Mos e tërhiqni kabllin kur tërhiqni
spinën.
Vendosini pijet e larta të mbyllura fort
dhe në pozicion vertikal.
Mos vendosni i asnjëherë kanaçe me
spërkatje që përmbajnë substanca të
djegshme dhe shpërthyese në frigorifer.
Mos përdorni pajisje mekanike ose
mjete të tjera për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, përveç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Ky produkt nuk është synuar të përdoret
nga persona me çrregullime fizike,
ndjesore ose mendore apo nga njerëz
që nuk janë mësuar ose pa përvojë
(përfshirë fëmijët) përveç nëse
mbikëqyren nga një person i cili do të
jetë përgjegjës për sigurinë e tyre ose
që do t'i udhëzojë mirë për përdorimin e
produktit.
Mos e vini në punë një frigorifer të
dëmtuar. Konsultohuni me agjentin e
shërbimit nëse keni ndonjë merak.
Siguria elektrike e frigoriferit tuaj do të
garantohet vetëm nëse sistemi i
tokëzimit në shtëpinë tuaj përputhet me
standardet.
4
loading