Përputhja me direktivën RoHS
Produkti që keni blerë është në përputhje
me direktivën RoHS të BE-së (2011/65/
EU). Ai nuk përmban materiale të
dëmshme dhe të ndaluara të
specifikuara në Direktivë.
Informacione të paketimit
Materialet e paketimit të produktit janë
prodhuar nga materiale të riciklueshme
në përputhje me Rregullat Kombëtare për
Mjedisin. Mos i hidhni materialet e
paketimit së bashku me mbeturinat e tjera
ose ato shtëpiake. Çojini në pikat e
grumbullimit të materialeve të paketimit të
caktuara nga autoritetet lokale.
Mos harroni...
Çdo substancë e ricikluar është një
çështje e domosdoshme për natyrën dhe
pasuritë tona kombëtare.
Nëse doni të kontribuoni në ri-vlerësimin e
materialeve të paketimit, mund të
konsultoheni me organizatat
ambientaliste ose komunat ku ndodheni.
Paralajmërim HCA
Nëse sistemi i ftohjes të produktit tuaj
përmban R600a:
Ky gaz është i djegshëm. Prandaj, bëni
kujdes të mos dëmtoni sistemin e ftohjes
dhe tubacionet gjatë përdorimit dhe
transportit. Në rast dëmtimi, mbajeni
produktin larg nga substancat e dëmshme
të zjarrit të cilat mund të bëjnë që këto
produkte të marrin zjarr dhe ajroseni
dhomën në të cilën është vendosur njësia.
Injoroni këtë paralajmërim nëse sistemi
i ftohjes të produktit tuaj përmban
R134a.
Lloji i gazit i përdorur në produkt është
treguar në etiketën e tipit e cila ndodhet
në murin e majtë brenda frigoriferit.
Asnjëherë mos e hidhni produktin në zjarr
për ta hedhur.
Gjërat që mund të bëhen për
kursimin e energjisë
•
Mos i lini dyert e frigoriferit të hapura
për një kohë të gjatë.
•
Mos vendosni ushqime ose pije të
nxehta brenda frigoriferit.
•
Mos e mbingarkoni frigoriferin në
mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i
ajrit brenda frigoriferit.
•
Mos e instaloni frigoriferin nën dritën
direkte të diellit ose pranë pajisjeve që
çlirojnë nxehtësi si për shembull furrat,
lavastoviljet ose radiatorët. Mbajeni
frigoriferin të paktën 30 cm larg
burimeve që lëshojnë nxehtësi dhe të
paktën 5 cm nga furrat elektrike.
•
Bëni kujdes që ta mbani ushqimin në
enë të mbyllura.
•
Për produktet me një ndarje ngrirësi;
Mund të mbani më shumë ushqime në
ngrirës kur e hiqni raftin ose sirtarin e
ngrirësit. Vlera e konsumit të energjisë
e treguar në frigoriferin tuaj është
përcaktuar
duke hequr raftin ose sirtarin e ngrirësit
dhe nën ngarkesë maksimale. Nuk ka
asnjë problem të përdorni një raft ose
sirtar sipas formave dhe madhësisë që
ushqimeve që do të ngrihen.
•
Shkrirja e ushqimeve në ndarjen e
frigoriferit do të sigurojë kursim
energjie dhe do të ruajë cilësinë e
ushqimit.
6