Lidhja elektrike
Lidheni frigoriferin me një prizë me
tokëzim, të mbrojtur me një siguresë
me kapacitetin përkatës.
E rëndësishme:
B Lidhja duhet të jetë në përputhje me
rregulloret kombëtare.
B Spina e kordonit elektrik duhet të jetë
lehtësisht e arritshme pas montimit.
B Voltazhi i specifikuar duhet të jetë i
njëjtë me voltazhin e rrjetit elektrik.
B Kabllot zgjatuese dhe spinat e
shumëfishta nuk duhet të përdoren
për këtë lidhje.
B Kordoni elektrik i dëmtuar duhet të
zëvendësohet nga një elektricist i
kualifikuar.
B Pajisja nuk duhet të përdoret deri sa
të riparohet! Ekziston rreziku i goditjes
elektrike!
B Paralajmërim për voltazhin elektrik.
Hedhja e paketimit
AMaterialet e paketimit mund të jenë
të rrezikshme për fëmijët. Mbajini
materialet e paketimit larg nga fëmijët
ose hidhini duke i ndarë në përputhje
me udhëzimet për mbeturinat. Mos i
hidhni bashkë me mbeturinat normale
të shtëpisë.
Paketimi i frigoriferit është prodhuar
me materiale të riciklueshme.
Hedhja e frigoriferit të vjetër
Hidheni pajisjen tuaj të vjetër po
shkaktuar dëme për mjedisin.
A Mund të këshilloheni me shitësin
tuaj të autorizuar ose me qendrën
e grumbullimit të mbeturinave në
bashkinë tuaj në lidhje me hedhjen e
frigoriferit tuaj.
A Para se ta hidhni frigoriferin, prisni
spinën elektrike dhe, nëse ka bllokues
te dera, bëni që të mos funksionojnë
për të mbrojtur fëmijët nga ndonjë
rrezik i mundshëm.
Ndërrimi i llambës së
ndriçimit
Për të ndërruar llambën/dritën LED
që përdoret për ndriçimin e frigoriferit,
telefononi Shërbimin e autorizuar.
Llamba(t) e përdorur në këtë pajisje
nuk është e përshtatshme për
ndriçimin e dhomave të shtëpisë.
Qëllimi i kësaj llambe është të ndihmojë
përdoruesin të vendosë ushqime në
frigorifer/ngrirës në një mënyrë të sigurt
dhe të lehtë.
13
SQ