Skil 1305 Manual Original página 186

Ocultar thumbs Ver también para 1305:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 60
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues AE
vetëm kur vegla të jetë e palëvizshme
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues AE
- hiqni fllanxhën AH dhe thikën e sharrës
! ndërroni thikën e sharrës me dhëmbëzat e sharrës
dhe shigjetën e printuar mbi të me të njëjtin
drejtim si shigjeta në mbrojtëse A
- montoni fllanxhën AH a c
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues AE dhe
mbajeni ndërsa shtrëngoni bulonin e lamës me çelësin
heksagonal AC me 1/8 rrotullim ANTIORAR pas
shtrëngimit me dorë (siguron rrëshqitjen e lamës së
sharrës kur ndesh rezistencë të madhe duke zvogëluar
mbingarkesën e motorit dhe goditjen e kthimit të
sharrës)
- shtrëngoni vidhën e pllakës së kapakut AF
Zëvendësimi i elementit të planit të tavolinës AI s
Zëvendësoni një element plani të tavolinës me defekt ose
të konsumuar si më poshtë:
! hiqeni spinën
- merrni çelësin heksagonal AC nga vendi i mbajtjes AD
- hiqni të 4 vidhat si në ilustrim
- hiqni elementin e vjetër të planit të tavolinës duke e
ngritur në fillim përpara dhe më pas duke e nxjerrë
plotësisht
- vendosni një element të ri të planit të tavolinës
! shtrëngoni fort të 4 vidhat
Kontrolli/rregullimi i përputhjes së thikës në 90° d
! hiqeni spinën
- rrotulloni bangon në pozicionin 0° horizontal dhe
bllokojeni në vend
- lëvizni kokën e sharrës në pozicionin e pjerrët vertikal
- ulni kokën e sharrës dhe bllokojeni në vend
- kontrolloni për një kënd 90° mes thikës dhe tavolinës
me anë të një plani
- nëse është e nevojshme, rregulloni drejtimin e thikës në
90° si më poshtë:
1. lironi dorezën me tre këmbë T
2. rregulloni vidën V me një çelës pllakë 10 (nuk
përfshihet në paketimin standard)
3. rikontrolloni me çelësin katror
4. rivendosni treguesin e pjerrësisë vertikale U në 0°
Kontrolli/rregullimi i përputhjes së thikës në 45° f
! hiqeni spinën
- rrotulloni bangon në pozicionin 0° horizontal dhe
bllokojeni në vend
- lironi dorezën me tre këmbë T
- lëvizni kokën e sharrës në të majtë
- siguroni për një kënd 45° mes thikës dhe tavolinës me
një plan këndor
- kontrolloni që treguesi i pjerrësisë U të jetë në shenjë
e këndit 45°
- nëse është e nevojshme, rregulloni drejtimin e thikës në
45° si më poshtë:
1. rregulloni vidën W me një çelës pllakë 10 (nuk
përfshihet në paketimin standard)
2. rikontrolloni me çelësin katror të pjerrësisë
horizontale
Kontrolli/rregullimi i përputhjes së guidës në 90° g
! hiqeni spinën
- rrotulloni bangon në pozicionin 0° horizontal dhe
bllokojeni në vend
- ulni kokën e sharrës dhe bllokojeni në vend
- kontrolloni për një kënd 90° midis diskut dhe bordurës
S me një katror (sigurohuni që katrori të prekë trupin e
diskut të sharrës dhe jo dhëmbët e tij) g a
- nëse është e nevojshme, rregulloni drejtimin e guidës
në 90° si më poshtë:
1. lironi 2 vidhat heksagonale S g b
2. rregulloni guidën deri sa thika dhe guida të prekin
plotësisht planin
3. shtrëngoni 2 vidhat heksagonale S
4. rivendosni treguesin e pjerrësisë horizontale në 0°
g c
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Materialet e veçanta të punës
- mbështetni gjithmonë skajet e lirshme të materialit të
punës kur është i gjatë h
- sigurohuni që materialet e punës me harqe ose të
rrumbullakëta të jenë të siguruara shumë mirë për të
shmangur rrëshqitjen j
- në vijën e prerjes, nuk duhet të ketë hapësirë mes
materialit të punës dhe guidës ose tavolinës së sharrës
Për të punuar me dekorimet e dyshemeve, mund të
përdorni për referencë ilustrimin k
Vendoseni gjithmonë poshtë anën më të mirë të
materialit për të siguruar krijimin minimal të ashklave
Përdorni vetëm lama të mprehta si dhe të llojit të duhur
- cilësia e prerjes rritet sipas numrit të dhëmbëzave
- lamat me maja karbidi qëndrojnë të mprehta deri 30
herë më shumë se sa lamat e zakonshme
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Mbajini gjithmonë të pastra pajisjen dhe kordonin
(sidomos vrimat e ajrimit në anën e pasme të kasës së
motorit)
Kryeni kontrolle të rregullta për t'u siguruar që mbrojtësja
e poshtme punon si duhet. Pastroni mbrojtësen e
poshtme nga tallashi i mbledhur me një pecetë të njomë.
! shkëputni spinën para pastrimit
- ngrijeni mbrojtësen e poshtme në pozicionin plotësisht
të hapur dhe lirojeni atë; nëse nuk mbyllet menjëherë
dhe plotësisht, duhet të kontrollohet nga një qendër e
shërbimit pas shitjes për veglat elektrike të SKIL
Pastroni lamën e sharrës menjëherë pas përdorimit
(veçanërisht nga ngjitësi me përzierje apo i thjeshtë)
! thika e sharrës nxehet shumë gjatë përdorimit;
mos e prekni para se të jetë ftohur
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës janë
të paraqitura në www.skil.com)
Kini parasysh se dëmtimet për shkak të mbingarkesës
ose manovrimit të papërshtatshëm të veglës janë të
përjashtuara nga garancia (për kushtet e garancisë së
SKIL vizitoni www.skil.com ose pyetni shitësin tuaj)
186
loading