Skil 1305 Manual Original página 183

Ocultar thumbs Ver también para 1305:
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 60
etj. Pluhuri i smerilimit shkakton bllokimin e pjesëve
lëvizëse, si p.sh. të mbrojtëses së poshtme. Shkëndijat
nga prerja me smerilim do të djegin mbrojtësen e
poshtme, elementin e prerjes dhe pjesët e tjera plastike.
Përdorni kllapa për të mbështetur materialin
e punës sa herë që është e mundur. Nëse e
mbështetni materialin e punës me dorë, duhet ta
mbani gjithmonë dorën të paktën 100 mm nga çdo
anë e diskut të sharrës. Mos e përdorni këtë sharrë
për të prerë materiale që janë shumë të vogla për t'u
vendosur në mënyrë të sigurt në kllapa, apo për t'u
mbajtur me dorë Nëse dora është vendosur shumë afër
diskut të sharrës, ekziston një rrezik më i madh i dëmtimit
nga kontakti me diskun.
Materiali i punës duhet të jetë e palëvizshëm dhe i
kapur me kllapa, ose i mbajtur mes bordurës dhe
bangos. Mos e futni materialin e punës te disku
ose mos prisni "me dorë të lirë" në asnjë mënyrë
Materialet e punës që nuk janë kapur ose që lëvizin
mund të kërcejnë me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar
dëmtime.
Shtyjeni sharrën në materialin e punës. Mos e
tërhiqni sharrën përgjatë materialit të punës. Për
të bërë një prerje, ngrini kokën e sharrës dhe
tërhiqeni atë mbi materialin e punës pa prerë,
ndizni motorin, shtypni poshtë kokën e sharrës dhe
shtyjeni sharrën përgjatë materialit të punës Prerja
me tërheqje mund të bëjë që disku i sharrës të ngjitet
mbi materialin e punës dhe ta hedhë njësinë e diskut me
forcë drejt operatorit.
Mos e kryqëzoni kurrë dorën me vijën e planifikuar
të prerjes përpara ose prapa diskut të sharrës
Mbështetja e materialit të punës "me dorën të kryqëzuar"
d.m.th. mbajtja e materialit të punës në të djathtë të
diskut me dorën tuaj të majtë ose anasjelltas është
shumë e rrezikshme.
Mos e zgjatni dorën prapa bordurës më afër se 100
mm nga të dyja anët e diskut të sharrës për të hequr
copat e drurit, ose për ndonjë arsye tjetër, kur disku
është duke u rrotulluar Afërsia e diskut të sharrës me
diskun që rrotullohet mund të mos jetë e dukshme dhe
mund të lëndoheni rëndë.
Kontrolloni materialin e punës para prerjes Nëse
materiali i punës është i harkuar ose i deformuar,
kapeni atë me pjesën e jashtme të harkimit drejt
bordurës. Sigurohuni gjithmonë që të mos ketë
hapësirë mes materialit të punës, bordurës dhe
bangos përgjatë vijës së prerjes. Materialet e
punës që janë të përkulura ose të deformuara mund
të përdridhen ose të lëvizin dhe mund të shkaktojnë
bllokimin në diskun e sharrës gjatë prerjes. Në materialin
e punës nuk duhet të ketë gozhdë apo objekte të tjera
të huaja.
Mos e përdorni sharrën derisa bangoja të jetë e
pastër nga të gjitha veglat, copëzat e drurit, etj.,
përveç materialit të punës Copëzat e vogla, copat e
lira të drurit ose sende të tjera që bien në kontakt me
diskun rrotullues mund të kërcejnë me shpejtësi të lartë.
Prisni vetëm një material në të njëjtën kohë Shumë
materiale pune në stivë nuk mund të kapen ose fiksohen
si duhet dhe mund të përkulen ndaj diskut ose të lëvizin
gjatë prerjes.
Sigurohuni që sharra bango të jetë e montuar ose
e vendosur në një sipërfaqe pune të qëndrueshme
dhe në nivel para përdorimit. Një sipërfaqe pune
e qëndrueshme dhe në nivel zvogëlon rrezikun për
humbjen e stabilitetit të sharrës bango.
Planifikoni punën që do të kryeni! Sa herë që të
ndryshoni përcaktimin e këndit 45-gradësh ose të
pjerrët, sigurohuni që bordura e rregullueshme të
jetë caktuar si duhet për mbështetjen e materialit
të punës dhe që nuk do të shkaktojë ndërhyrje me
diskun ose sistemin mbrojtës Pa e ndezur veglën dhe
pa materialin e punës në bango, lëvizeni diskun e sharrës
për një simulim të plotë të prerjes për të siguruar që nuk
ka asnjë ndërhyrje ose rrezik për prerjen e bordurës.
Siguroni mbështetjen e duhur, p.sh. me zgjatues
të bangos, këmbalecë etj. për një material pune që
është më i gjerë ose më i gjatë se pjesa e sipërme
e bangos. Materialet e punës që janë më të gjata ose
më të gjera se bangoja e sharrës mund të humbasin
ekuilibrin nëse nuk kanë një mbështetje të sigurt. Nëse
materiali i punës ose pjesa e prerë bien, ato mund të
ngrenë lart mbrojtësen e poshtme ose të hidhen drejt
diskut rrotullues.
Mos përdorni një person tjetër për të zëvendësuar
një zgjatues bangoje ose për më shumë mbështetje
Mbështetja e paqëndrueshme për materialin e punës
mund të shkaktojë përkuljen e diskut ose lëvizjen e
materialit të punës, duke ju tërhequr ju dhe personin që ju
ndihmon drejt diskut rrotullues.
Pjesa e prerë nuk duhet të bllokohet ose të shtypet
me asnjë mënyrë drejt diskut rrotullues të sharrës
Nëse e kufizoni, d.m.th. përdorni bllokues të gjatësisë,
pjesa e prerë mund të shtrëngohet ndaj diskut dhe të
hidhet në forcë.
Përdorni gjithmonë një kllapë ose një fiksuese të
projektuar për të mbështetur si duhet materialet
e rrumbullakëta, si shufrat ose tubat Shufrat kanë
tendencën të rrotullohen gjatë prerjes, duke bërë që
disku "të kafshojë" dhe ta tërheqë materialin me dorën
tuaj drejt diskut.
Lëreni diskun të arrijë shpejtësinë e tij të plotë para
se të bjerë në kontakt me materialin e punës Kjo do
të zvogëlojë rrezikun e hedhjes së materialit të punës.
Nëse materiali i punës ose disku bllokohen, fikeni
sharrën e bangos. Prisni që të ndalojnë të gjitha
pjesët lëvizëse dhe hiqeni spinën nga burimi i
energjisë elektrike dhe/ose hiqni njësinë e baterisë.
Më pas punoni për të çliruar materialin e bllokuar
Nëse vazhdoni sharrimin me një material të bllokuar, kjo
mund të shkaktojë humbjen e kontrollit ose dëmtimin e
sharrës bango.
Pasi të përfundoni prerjen, lëshoni çelësin, mbajeni
sharrën të ulur dhe prisni që disku të ndalojë para
se të hiqni pjesën e prerë Futja e dorës afër diskut
para se të ndalojë është e rrezikshme.
Mbajeni dorezën fort kur kryeni një prerje jo të plotë
ose kur lëshoni çelësin para se koka e sharrës të
jetë plotësisht në pozicionin e ulur Veprimi frenues
i sharrës mund të bëjë që koka e sharrës të tërhiqet
papritur poshtë, duke sjellë një rrezik për lëndime.
UDHËZIMET E SHTESË PËR SIGURINË
Korenti gjatë kohës së pikut shkakton rënie të shkurtra
të voltazhit; në kushtet të pafavorshme të furnizimit me
energji, pajisjet e tjera mund të preken (nëse rezistenca
e sistemit për furnizimin elektrik është më e ulët se 0,33
Ohm, dhe mund të ndodhin çrregullime); nëse keni
nevojë për më shumë sqarime, mund të kontaktoni me
autoritetin e furnizimit me energji
183
loading