+
Mirëmbajtja, pastrimi dhe riparimi
G
H
Aplikoni vetëm punimet e mirëmbajtjes, të cilat janë të përshkruara në udhëzuesin e përdorimit.
Hiqeni gjithmonë nga priza fshesën, para se ta pastroni dhe mirëmbani. Kurrë mos spërkatni me ujë
pjesën e sipërme të fshesës me korrent: Rrezik për personat, rreziku i qarkut të shkurtër.
Përdorimi i pjesëve jo-origjinale të këmbimit, vë në rrezik sigurinë e fshesës me korrent. Përdorni
vetëm pjesë këmbimi të markës Makita.
Gjatë punëve të mirëmbajtjes dhe pastrimit, pajisja duhet të trajtohet në mënyrë të tillë, që të mos
krijohet asnjë lloj rreziku për personelin.
Në zonën e mirëmbajtjes
–
përdorni një ventilim të filtruar të detyrueshëm
–
përdorni veshje mbrojtëse
–
pastroni zonën e mirëmbajtjes në mënyrë që të mos depërtojë asnjë substancë e rrezikshme në
mjedis
Gjatë procesit të mirëmbajtjes dhe riparimit duhet që të gjitha pjesët e ndotura, të cilat nuk mund të
pastroheshin në mënyrë të kënaqshme
–
të paketohen në qese hermetike
–
dhe të eliminohen në përputhje me direktivat kombëtare në fuqi për eliminimin e tyre
Të paktën një herë në vit duhet të kryhet, nga Makita-Service apo nga një person i kualifikuar, një
test i pluhurave p.sh. për dëmtimin e filtrit, nëse fshesa është e mbyllur hermetikisht ndaj ajrit dhe
funksionet e pajisjeve të kontrollit.
Eliminimi i elementeve të filtrit, qeseve të filtrit apo qeseve të eliminimit
Elementet e filtrit, qeset e filtrit apo qeset e eliminimit të eliminohen në përputhje me direktivat
kombëtare në fuqi për eliminimin e tyre.
Transporti
Përpara transportit të mbajtësit të mbeturinave, të mbyllen mirë të gjitha bravat. Mos e anoni
fshesën, nëse në mbajtësin e mbeturinave ndodhen lëngje. Mos e ngrini pajisjen me çengel vinçi.
Ruajtja
Ruani pajisjen në një vend të thatë, të mbrojtur nga shiu dhe acari. Makineria duhet të ruhet vetëm
në ambiente të mbyllura. Filtrat e lagur dhe pjesa e brendshme e enës së lëngshme duhet të thahen
para se të ruhen.
Riciklimi i pajisjes
Në mbështetje të Direktivës Europiane 2012/19/BE për pajisjet e vjetra elektronike dhe
elektrike duhet që të gjitha pajisjet elektrike të përdorura të grumbullohen veçmas dhe të
riciklohen ekologjikisht. Për informacione të mëtejshme, kontaktoni autoritetet tuaja lokale ose
shitësin më të afërt.
Garancia
Për garancinë dhe aplikimin e saj janë në fuqi kushtet e përgjithshme të kontratës së blerjes. E drejta
e ndryshimeve si rezultat i risive teknike është e rezervuar.
Pjesë këmbimi dhe aksesorë
Përshkrimi
Elementi filtër
Qese filtri leshi
Qese eliminimi
Makita VC2012L / VC2512L / VC3011L
Nr. i porosisë
VC2012L
VC2512L
P-70219
P-72899
P-70297
D
GB
F
NL
I
N
S
DK
SF
E
P
GR
TR
SLO
HR
SK
CZ
PL
H
RO
BG
RUS
EST
LV
LT
AL
VC3011L
MK
SR
UK
141