Skil 3540 Manual Original página 172

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 52
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruesin ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash janë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
Mos e përdorni këtë sharrë së bashku me një tavolinë
sharre
Hiqeni baterinë nga pajisja para se të bëni ndonjë
rregullim ose të ndërroni ndonjë aksesor
AKSESORËT
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
Përdorni vetëm lama sharre që përputhen me të dhënat
e karakteristikave të dhëna në këto udhëzime përdorimi
dhe që janë testuar dhe shënuar në përputhje me EN
847-1, nëse janë bërë për materiale druri dhe materiale
ngjashëm drurit.
Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar
që përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
Përdorni vetëm lama / disqe prerëse me diametër
minimal 115 mm, diametër maksimal 120 mm dhe
vrimë aksi 9,5 mm
Mos përdorni kurrë disqe mprehës me këtë vegël
Mbani dhe ruajini me kujdes aksesorët
Identifikoni lamën e saktë të sharrës që do të përdoret
për materialin që do të pritet.
PARA PËRDORIMIT
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
Hiqni të gjitha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
Përdorni detektorë të përshtatshëm për të gjetur
linjat e fshehura të shërbimit ose telefononi
kompaninë lokale të shërbimeve për ndihmë
(kontakti me linjat elektrike mund të shkaktojë zjarr
ose goditje elektrike; dëmtimi i një linje gazi mund të
shkaktojë shpërthim; shpimi i një tubi uji do të shkaktojë
dëmtim të pronës ose një goditje elektrike)
GJATË PËRDORIMIT
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
Mos u përpiqni të prisni materiale shumë të vogla
Mos punoni me veglën mbi kokën tuaj
Në rast të ndonjë bllokimi ose defekti elektrik ose
mekanik, fikeni menjëherë mjetin dhe hiqeni baterinë.
PAS PËRDORIMIT
Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht
Pas fikjes së sharrës rrethore, mos e ndaloni kurrë
rrotullimin e lamës së sharrës duke ushtruar një forcë
anësore
BATERITË
Bateria e dhënë është pjesërisht e karikuar (për të
siguruar kapacitet të plotë të baterisë, karikojeni baterinë
plotësisht në karikuesin e baterisë para se ta përdorni
mjetin për herë të parë)
Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm me
këtë mjet
- Bateri SKIL: BR1*31****
- Karikues SKIL: CR1*31****
Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet
ndërruar
Mos e çmontoni baterinë
Mos e ekspozoni mjetin/baterinë në shi
Lejohet temperatura e ambientit (vegël/karikuesin/bateri):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
5 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk i kalon 50°C
6 Mos i hidhni veglat elektrike dhe bateritë së bashku me
mbeturinat shtëpiake
PËRDORIMI
Karikimi i baterisë
! Lexoni paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë të
dhëna me karikuesin
Heqja/instalimi i baterisë 2
Treguesi i nivelit të baterisë 7
- shtypni butonin tregues të nivelit të baterisë AB për të
shfaqur nivelin aktual të baterisë 7a
! kur fillon të pulsojë niveli më i ulët i treguesit të
baterisë pasi keni shtypur butonin AB 7b, bateria
është bosh
! kur 2 nivele të treguesit të baterisë fillojnë të
pulsojnë pasi keni shtypur butonin AB 7c, bateria
nuk është brenda temperaturës së lejuar
Drita LED T 8
Drita LED ndizet automatikisht kur mjeti fillon të punojë
! kur drita LED fillon të pulsojë, kjo do të thotë se
është aktivizuar mbrojtja e baterisë (shiko më
poshtë)
Mbrojtja e baterisë
Mjeti fiket papritur ose nuk ndizet kur
- ngarkesa është tepër e lartë --> hiqeni ngarkesën
dhe ndizeni përsëri
- temperatura e baterisë nuk është brenda nivelit
të lejuar të temperaturës prej -20 deri në +50°C
--> 2 nivelet e treguesit të nivelit të baterisë fillojnë të
pulsojnë kur shtypni butonin AB 7c; prisni derisa bateria
të jetë brenda temperaturës së lejuar
- bateria është thuajse bosh (për t'u mbrojtur nga
dëmtimi për shkak të shkarkimit të thellë) --> niveli
i ulët i baterisë ose pulsimi për shkak të nivelit të ulët të
baterisë ub tregohet në treguesin e nivelit të baterisë
kur shtypni butonin AB; karikoni baterinë
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
Montimi i lamës së sharrës 2
! hiqeni baterinë nga mjeti
172
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido