Skil F015566 Serie Manual Original página 147

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 47
! vegla duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para të
lama të hyjë në materialin e punës
- mbrojtësja e poshtme F hapet automatikisht kur lama
e sharrës hyn në materialin e punës (hapni mbrojtësen
e poshtme në mënyrë manuale duke përdorur levën G
vetëm për prerje të veçanta si prerje me zhytje)
! mos e sforconi pajisjen (ushtroni trysni të lehtë dhe
në vazhdim për të shmangur mbinxehjen e majave të
thikave dhe, në rast të prerjes së plastikës, shkrirjen e
materialit plastik)
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- pasi të përfundoni prerjen, fikeni veglën duke lëshuar
çelësin W
! sigurohuni që lama të ketë ndaluar plotësisht
para se ta hiqni veglën nga materiali i punës
KËSHILLË PËR PËRDORImIN
• Kur të përdorni shufrën e drejtimit (aksesori 2610Z04064
nga SKIL) në kombinim me përshtatësin, thellësia e prerjes
do të ulet me 14 mm për prerjet 90° si dhe për ato 45°
• Vendoseni gjithmonë poshtë anën më të mirë të
materialit për të siguruar krijimin minimal të ashklave
• Përdorni vetëm lama të mprehta si dhe të llojit të duhur 0
- cilësia e prerjes rritet sipas numrit të dhëmbëzave
- lamat me maja karbidi qëndrojnë të mprehta deri 30
herë më shumë se sa lamat e zakonshme
• Treguesi paralel Y !
- për kryerjen e prerjeve të sakta përgjatë anës së
materialit
- mund të futet në secilën nga anët e këmbës
Rregulimi i treguesit paralel
- lironi çelësin Z
- rregulloni gjerësinë e dëshiruar të prerjes duke
përdorur shkallën e treguesit paralel (përdorni maskën
e vijës së sharrës Q si 0-referencë)
- shtrëngoni çelësin Z
• Prerja me zhytje @
- caktoni thellësinë e dëshiruar të prerjes
- anoni veglën përpara me maskën e vijës së sharrës Q
të përshtatur me vijën e dëshiruar të prerjes shënuar
mbi material
- hapni mbrojtësen e poshtme F me levën G
- menjëherë para se lama të futet në material, ndizni
veglën dhe ulni gradualisht pjesën e poshtme prapa të
veglës duke përdorur fundin e këmbëzës si pikën
menteshë
- lëvizni veglën gradualisht poshtë si dhe përpara
- sapo lama të futet në material, lëshoni levën G
! mos e tërhiqni kurrë veglën prapa
• Prerja e paneleve të mëdhenj #
- mbështeteni panelin afër prerjes mbi dysheme,
tavolinë ose bango
! caktoni thellësinë er prerjes në mënyrë që të
prisni panelin por jo pjesën mbështetëse
- në rst se treguesi paralel nuk e lejon gjerësinë e
dëshiruar të prerjes, shtrëngoni ose kapni me gozhdë
në material një copë të drejtë druri si tregues dhe
përdorni anën e djathtë të këmbëzës mbështetur në
këtë tregues
mIRËmBAJTJA / SHËRBImI
• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
• Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes)
! shkëputni spinën para pastrimit
• Mbajeni gjithmonë zonën rreth mbrojtëses së poshtme F
5 të pastër (hiqni pluhurin dhe ashklat duke i fryrë me
ajër të ngjeshur ose me një furçë)
• Pastroni lamën e sharrës menjëherë pas përdorimit
(veçanërisht nga ngjitësi me përzierje apo i thjeshtë)
• Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)
mJEDISI
• mos i hidhni veglat elektrike, aksesorët dhe
paketimin së bashku me materialet e mbeturinave
familjare (vetëm për vendet e BE-së)
- në respektim të Direktivës evropiane 2012/19/EC për
pajisjet elektrike dhe elektronike si mbetje dhe
zbatimin e saj në përputhje me ligjet kombëtare,
pajisjet elektrike që kanë arritur në fund të
jetëgjatësisë së tyre duhet të mblidhen të ndara dhe të
kthehen në një objekt riciklimi në përputhje me
mjedisin.
- simboli 4 do t'ju kujtojë për këtë gjë kur të jetë nevoja
për t'i hedhur
ZHURmA / VIBRImI
• E matur në përputhje me EN 62841, niveli i trysnisë së
tingullit i kësaj pajisje është 97 dB(A) dhe niveli i fuqisë
së tingullit 108 dB(A) (shmangia standarde: 3 dB) dhe
vibrimi ✱ m/s² (shuma vektor i tre drejtime; pasiguria K =
1,5 m/s²)
✱ kur prisni dru 2,6 m/s²
✱ kur prisni metal 2,2 m/s²
• Niveli i emetimit të vibrimit është matur në përputhje me
një provë të standardizuar të dhënë në EN 62841; ajo
mund të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër
dhe si një vlerësim paraprak i ekspozimit ndaj vibrimit kur
përdorni pajisjen për proceset e përmendura
- përdorimi i pajisjes për procese të ndryshme, ose me
aksesorë të ndryshëm dhe të mirëmbajtur keq, mund
të rritë ndjeshëm nivelin e ekspozimit
- kohët kur pajisja është e fikur dhe kur është e ndezur
por jo në punë, mund të zvogëlojnë ndjeshëm nivelin
e ekspozimit
! mbroni veten nga efektet e vibrimit duke
mirëmbajtur pajisjen dhe aksesorët e saj, duke i
mbajtur duart e ngrohta dhe duke organizuar
mënyrën tuaj të punës
147
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

F0155765 serieF015566F0155765 ad

Tabla de contenido