Informacione Dhe Paralajmërime Të Rëndësishme - CYBEX ANORIS T i-SIZE Manual Del Usuario

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 46
CERTIFIKIMI
Anoris T i-Size
UN R129/03
Mosha: 15+ M
Madhësia: 76 - 115 cm
Pesha: deri në 21 kg
Ju falënderojmë që vendosët të zgjidhni sexholinon Anoris T i-Size për makinë.
Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon
në mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në një vend të arritshëm në ndarjen e
caktuar (24).
INFORMACIONE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME
Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa
miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta
përdorni sexholinon sipas përshkrimit në këtë udhëzues përdorimi.
Mos e përdorni nëse fëmija nuk i ka mbushur 15 muaj dhe nuk ka arritur një
gjatësi prej 76 cm. Mos e përdorni më fëmija e kalon peshën maksimale prej
21 kg.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në lloje të caktuara sediljesh, të cilat
janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje
me manualin e automjetit.
Mos përdorni asnjë pikë për mbajtje ngarkese përveç atyre që tregohen në
udhëzuesin e përdorimit dhe që janë shënuar në sediljen e automjetit për ta
siguruar sexholinon.
Para çdo udhëtimi, sigurohuni që mbrojtësja nga goditjet të jetë e shtrënguar
SQ
si duhet dhe të puthitet mirë në trup. Rripat nuk duhet të përdridhen asnjëherë.
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është pozicionuar në mënyrë optimale, kjo
mund t'i sigurojë mbrojtje dhe rehati fëmijës suaj.
Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në
automjet edhe kur nuk është duke u përdorur.
Këmbëza mbështetëse duhet të jetë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me
dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti juaj ka ndarje ruajtëse në pjesën e
këmbëve, kontaktoni prodhuesin e automjetit për t'u siguruar që dyshemeja e
automjetit është mjaft e fortë për të mbajtur këmbëzën mbështetëse.
Që sexholinoja të sigurojë mbrojtjen më të mirë të mundshme, përdorni
gjithnjë mbrojtjen lineare për goditjet anësore (L.S.P) të derës anësore.
134
ANORIS T i-Size
i-Size universal ISOFIX
76-115cm
max. 21kg
030038
UN Regulation
No. 129/03
CYBEX GmbH
Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth
Germany
Përveç kësaj, sexholinoja është testuar dhe aprovuar për t'u përdorur PA
mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të palosur.
Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) me drejtim nga brenda
automjetit duhet të paloset nëse sexholinoja përdoret në sediljen e përparme
ose nëse dikush tjetër është ulur në sediljen e pasme të automjetit.
Mos u përpiqni asnjëherë ta çmontoni sediljen vetë, madje as për ta hedhur. Ju
këshillojmë fort që të mos i hiqni pjesët e fiksuara, si për shembull mbrojtësen nga
goditjet. Ju lutem të ndiqni udhëzimet për hedhjen, që tregohen në këtë udhëzues.
Asnjëherë mos i hiqni pjesët e mbrojtëses nga goditjet! Mund të hiqet vetëm
kapaku i jashtëm i mbrojtëses nga goditjet.
Mos vendosni objekte mbi mbrojtësen nga goditjet. Mos përdorni objekte të
mprehta sipër ose pranë mbrojtëses nga goditjet.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bllokohet në ndonjë sipërfaqe
gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë
të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke
shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e saj. Sigurohuni që
të përdoret vetëm mbulesë sexholinoje CYBEX, pasi mbulesa është pjesë e
domosdoshme e sigurimit.
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit
të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i
drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen
me sy të lirë. Ndërrojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime,
konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 10 vite. Sexholinoja është
e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell
ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
Vetëm mbulesa e heqshme e sexholinos mund të lahet në lavatriçe.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të
ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove
mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë
dhe për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije,
peshqir ose një copë të ngjashme.
Sexholinoja është pajisur me një sistem të brendshëm airbegu. Gjithashtu ajo
është testuar dhe miratuar edhe pa sistem aktiv airbegu.
Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido