Grundfos NB Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento página 881

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 187
11.4 Ndezja e pompës
1. Hapeni valvulin e izolimit tek ana e hyrjes së
pompës dhe lëreni valvulin e izolimit në anën e
daljes pothuaj të mbyllur.
2. Aktivizoni pompën.
3. Nxirrni ajrin nga pompa gjatë aktivizimit duke
liruar vidën e ajrimit te koka e motorit ose koka e
pompës derisa të rrjedhë një duhmë avulli nga
vrima e ajrimit.
Paralajmërim
Bëni kujdes për drejtimin e vrimës së
ajrimit dhe sigurohuni që lëngu që rrjedh të
mos shkaktojnë lëndime personale ose
dëmtime te motori ose komponentët e
tjerë.
Në instalimet me lëngje të nxehta, bëni
kujdes të veçantë për rrezikun ndaj
lëndimit të shkaktuar nga djegia me lëng të
vluar.
Në instalimet me lëng të ftohtë, bëni
kujdes të veçantë për rrezikun e lëndimit
personal shkaktuar nga lëngu i ftohtë.
4. Kur tubacionet të jenë mbushur me lëng, hapni
me ngadalë valvulin e izolimit në anën e daljes
derisa të jetë krejtësisht e hapur.
Nëse pompa ka një motor me një
performancë të zgjedhur mbi baza të një
Kujdes
norme maksimale specifike, motori mund
të mbingarkohet nëse presioni diferencial
është më i ulët se sa parashikimi.
5. Kontrolloni mbingarkesën duke matur konsumin
aktual të motorit dhe duke krahasuar valvulin me
korrentin e klasifikuar të deklaruar në pllakën e të
dhënave të motorit. Në rast mbingarkese, hapeni
valvulin në anën e jashtme derisa motori të mos
jetë më i ngarkuar.
6. Masni gjithnjë konsumin e korrentit të motorit
gjatë ndezjes.
Në momentin e nisjes, korrenti i hyrjes së
motorit është deri gjashtë herë më i lartë
Shënim
se korrenti i ngarkesës së plotë të
deklaruar te pllaka e të dhënave të motorit.
11.5 Periudha e përshtatjes së guarnicionit
të boshtit
Anët e guarnicionit janë lubrifikuar nga lëngu i
pompës, gjë e cila do të thotë se mund të ketë një
sasi pikimi nga guarnicioni i boshtit. Kur pompa vihet
në punë për herë të parë, ose kur instalohet një
guarnicion i ri boshti, duhet një farë kohe pune
përpara se pikimi të reduktohet në një nivel të
pranueshëm. Koha e nevojitur për këtë varet nga
kushtet e funksionimit; p.sh. sa herë që ndryshojnë
kushtet e funksionimit do të fillojë një periudhë e re
pikimi.
Në kushte normale, lëngu që pikon avullon. Si
rezultat pikimi nuk dallohet.
Lëngjet si për shembull vajguri nuk do të avullojnë
dhe uljet do të jenë të dukshme, por ky nuk është një
defekt i guarnicionit të boshtit.
Guarnicionet e boshtit mekanik janë komponentë
precizioni. Nëse boshti mekanik i një pompe të
instaluar pak kohë më parë nuk funksionon, kjo
normalisht ndodh brenda pak orëve të para të
funksionimit. Shkaku kryesor i këtyre defekteve
është instalimi i pasaktë i guarnicioneve të boshtit
dhe/ose keqpërdorimi i pompës gjatë instalimit.
11.6 Aktivizimi/Çaktivizimi
Numri maksimal i aktivizimeve në
Madhësia e
kornizës
2
56-71
100
80-100
60
112-132
30
160-180
15
200-225
8
250-315
4
11.7 Matjet referencë të pajisjes së
monitorimit
Ne rekomandojmë që ju të bëni matjet fillestare të
këtyre parametrave:
niveli i dridhjeve - përdorni pikat a matjes SPM
(metoda e goditjes së pulsit)
presioni i hyrjes dhe daljes - përdori instrumentet
matës të presionit.
Matjet mund të përdoren si referencë në rast të një
funksionimi jonormal.
orë
Numri i poleve
4
6
250
350
140
160
60
80
30
50
15
30
8
12
881
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Nbg serie

Tabla de contenido