Grundfos NB Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento página 876

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 187
Fig. 21
Shakujt prej gome të nyjeve zgjeruese
pa shufra kufizuese
Përdorni nyje zgjeruese me shufra kufizuese për të
reduktuar efektet e forcave zgjeruese ose tkurrëse
tek tubacionet. Ne rekomandojmë gjithnjë përdorimin
e nyjeve zgjeruese me shufra kufizuese për fllanxhat
më të mëdha se DN 100.
Ankorojini tubacionet në mënyrë të tilë që të mos
rëndojnë mbi nyjet zgjeruese dhe pompën. Ndiqni
udhëzimet e furnitorit dhe jepjani ato këshillltarëve
ose instaluesve të tubacioneve.
Figura
22
tregon një shembull të një nyje zgjeruese
me shakuj prej metali me shufra kufizuese.
Fig. 22
Nyje zgjeruese me shakuj prej metali me
shufra kufizuese
Për shkak të rrezikut të çarjes së shakuve prej gome,
ne rekomandojmë që të përdorni nyje zgjeruese me
shakuj metali në temperatura mbi +100 °C të
kombinuar me presion të lartë.
876
8.8 Instrumentat matëse
8.8.1 Instrumenti matës i presionit dhe
instrumenti matës i mano-vakumit
Për të siguruar monitorimin e vazhdueshëm të
funksionimit, ne rekomandojmë që ju të instaloni një
instrument matës për presionin në anën e jashtme
dhe një instrument matës për mano-vakumin në
anën e brendshme. Hapni rubinetat e instrumentit
për matjen e presionit vetëm për qëllime testimi.
Shtrirja e matjeve të instrumentit matës duhet të jetë
20 % mbi presionin maksimal të pompës.
Kur të masni me instrumentin matës të presionit te
fllanxhat e pompës, vini re se instrumenti matës i
presionit nuk regjistron presionin dinamik. Në të
gjitha pompat NB, NBG, diametrat e fllanxhave të
hyrjes dhe daljes janë të ndryshëm që rezulton në
shpejtësi të ndryshme rrjedhe tek të dyja fllanxhat. Si
pasojë, instrumenti matës i presionit te fllanxha e
daljes nuk do të tregojë presionin e deklaruar në
dokumentacionin teknik, por një vlerë që mund të
jetë 1,5 bar ose rreth 15 m e ulët.
8.8.2 Ametri
Për të kontrolluar ngarkesën e motorit, ju
rekomandojmë që ju të lidhni një ametër.
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Nbg serie

Tabla de contenido