Informacion I Përgjithshëm - Grundfos NB Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 187
11. Ndezja
Mos e ndizni pompën derisa të jetë
Kujdes
mbushur me lëng dhe të jetë ajrosur.
11.1 Informacion i përgjithshëm
Paralajmërim
Kur pompohet ujë i pishëm, shpëlajeni
pompën me ujë të pastër përpara se ta
aktivizoni për të hequr gjithë sendet e
huaja si për shembull konservuesit, lëngjet
testuese ose grason.
11.1.1 Pastrimi i sistemit të tubave
Pompa nuk është projektuar për të
pompuar lëngje që përmbajnë grimca të
ngurta si për shembull mbeturina të
tubacioneve dhe mbetje të saldimeve.
Përpara se ta aktivizoni pompën, sistemi i
tubacioneve duhet të pastrohet mirë, të
Kujdes
shpëlahet dhe të mbushet me ujë të
pastër.
Garancia nuk mbulon asnjë dëmtim të
shkaktuar nga shpëlarja e sistemit të
tubave me anë të një pompe.
11.2 Pompimi paraprak
Sistemet e mbyllura ose sistemet e hapura ku
niveli i lëngut është mbi hyrjen te pompa
1. Mbylleni valvulin e izolimit tek ana e daljes dhe
hapni ngadalë valvulin e izolimit tek tubacioni i
hyrjes. Si pompa ashtu dhe tubi i hyrjes duhet të
mbushen krejtësisht me lëng.
2. Lironi tapën e pompimit paraprak për të ajrosur
pompën. Pasi lëngu të dalë, shtrëngoni tapën e
pompimit paraprak.
Paralajmërim
Bëni kujdes për drejtimin e vrimës së
pompimit paraprak dhe sigurohuni që
lëngjet që rrjedhin të mos shkaktojnë
lëndime personale ose dëmtime te motori
ose komponentët e tjerë.
Në instalimet me lëngje të nxehta, bëni
kujdes të veçantë për rrezikun ndaj
lëndimit të shkaktuar nga djegia me lëng të
vluar.
Në instalimet me lëng të ftohtë, bëni
kujdes të veçantë për rrezikun e lëndimit
personal shkaktuar nga lëngu i ftohtë.
880
Funksionim thithës me valvul pa kthim
Tubi i hyrjes dhe pompa duhet të mbushen me lëng
dhe të ajrosen përpara se të aktivizohet pompa.
1. Mbylleni valvulin e izolimit tek ana e daljes dhe
hapni ngadalë valvulin e izolimit tek tubacioni i
hyrjes.
2. Hiqni tapën e pompimit paraprak, M.
3. Hidheni lëngun nëpërmjet vrimës së pompimit
paraprak derisa tubi i hyrjes dhe pompa të jenë
mbushur me lëng.
4. Vendosni tapën e pompimit paraprak, M.
Pompa e hyrjes mund të mbushet dhe ajroset
nëpërmjet tapës së pompimit paraprak. Shih fig. 24.
Përndryshe para pompës mund të instalohet një
pajisje e pompimit paraprak me hinkë.
Sistemet e hapura ku niveli i lëngut është poshtë
hyrjes së pompës
1. Nëse një valvul izolimi vendoset në anën e hyrjes
së pompës, valvuli duhet që të hapet krejtësisht.
2. Mbyllni valvulin e izolimit në tubacionin e daljes
dhe shtrëngoji tapat e pompimit paraprak dhe
kullimit.
3. Lidhni një pompë ajrimi manual në vend të
pajisjes së pompimit paraprak me hinkë.
4. Instaloni një valvul rrëshqitëse ndërmjet pompës
së ajrosjes dhe pompës së centrifugës për të
mbrojtur pompën e ajrimit ndaj presionit të
tepruar.
5. Pasi valvuli i rrëshqitjes te pompa e ajrimit
manual të jetë hapur, ajrosni tubacionin e hyrjes
duke përdorur rrotullime të shkurtra dhe të
shpejta pompe deri sa lëngu të dalë në anën e
daljes.
6. Mbylleni valvulin te pompa e ajrimit.
E: Kapaku i kullimit
M: Tapa e pompimit
paraprak
Fig. 24
Tapa e kullimit dhe pompimit paraprak
11.3 Kahu i drejtimit të rrotullimit
Paralajmërim
Pompa duhet mbushur me lëng kur të
kontrollohet drejtimi i rrotullimit.
Drejtimi i saktë i rrotullimit është treguar nga
shigjetat te kafazi i pompës. Parë nga ana e
pompës, drejtimi i rrotullimit duhet të janë kundër
akrepave të sahatit. Shih fig. 24.
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Nbg serie

Tabla de contenido