Grundfos NB Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento página 875

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 187
8.6 Zbutja e dridhjeve
8.6.1 Eliminimi i zhurmës dhe dridhjeve
Për të arritur funksionimin më të mirë dhe zhurmë e
dridhje minimale, konsideroni zbutjen e dridhjeve të
pompës. Në përgjithësi, merrni gjithnjë parasysh
këtë për pompat me motorë prej 11 kW e më të
mëdhenj. Zbutja e dridhjeve është e detyrueshme
për motorët prej 90 kW dhe më të mëdhenj.
Megjithatë edhe motorët me madhësi më të vogël
mund të shkaktojnë zhurmë dhe dridhje të
padëshirueshme.
Zhurma dhe dridhjet krijohen nga rrotullimet e
motorit dhe pompës dhe nga qarkullimi në tubat dhe
pajisjet. Efekti mbi mjedisin është subjektiv dhe varet
nga instalimi i saktë dhe gjendja e pjesës tjetër të
sistemit.
Eliminimi i zhurmës dhe dridhjeve arrihet më mirë
nëse ka një bazamet betoni, zbutës të dridhjeve dhe
nyje zgjerimi. Shih fig. 18.
8.6.2 Zbutësit e dridhjeve
Për të parandaluar transmetimin e dridhjeve në
ndërtesa, ju rekomandojmë që ta izoloni bazamentin
e pompës nga pjesët e ndërtesës me zbutës
dridhjesh.
Zgjedhja e zbutëse të duhur të dridhjeve kërkon të
dhënat e mëposhtme:
forcat e transmetuara nëpërmjet zbutësit
shpjetësia e motorit, duke marrë parasysh, nëse
ka, kontrollin e shpejtësisë
zbutja e kërkuar në % - vlera e sugjeruar është
70 %.
Zgjedhja e zbutësit të dridhjeve do të ndryshojë nga
instalimi në instalim. Në disa raste, një zbutës i
gabuar mund të rrisë nivelin e dridhjeve. Prandaj,
zbutësit e dridhjeve duhet të maten nga shitësi i
zbutësve të dridhjeve.
Nëse pompën e instaloni në një bazament me zbutës
dridhjesh, vendosni gjithnjë nyjet zgjeruese te
fllanxhat e pompës. Kjo është e rëndësishme për të
parandaluar që pompa të "varet" te fllanxhat.
8.7 Nyjet zgjeruese
Nyjet zgjeruese ofrojnë këto avantazhe:
absorbimin e zgjerimit dhe tkurrjes termike të
tubacioneve të shkaktuar nga ndryshimet në
temperaturën e lëngut
reduktimin ei influencave mekanike në lidhje me
ngritjen e presionit në tubacione
izolimin e zhurmave që dalin nga struktura në
tubacione; kjo zbatohet vetëm te nyjet zgjeruesve
të shakujve prej gome.
Mos i instaloni nyjet zgjeruese për të
kompensuar për pasaktësinë në
Shënim
tubacione, si për shembull moscentrimin
ose mospërputhjen e fllanxhave.
Vendosini nyjet zgjeruese në një distancë minimale
prej 1 deri 1 1/2 të diametrave të tubave larg na
pompa në anën e hyrjes dhe të daljes. Kjo
parandalon trazimet në nyjet zgjeruese, duke
siguruar kështu kushte optimale për hyrjen dhe
humbje minimale presioni tek ana e daljes. Në
shpejtësitë e rrjedhës që janë më të mëdha se 5 m/s,
ju rekomandojmë që ju të vendosni nyje zgjeruese
më të mëdha që të përputhen me tubacionet.
Figura
20
dhe
21
tregon shembuj të shakujve prej
gome të nyjeve zgjeruese me ose pa shufra
kufizuese.
Fig. 20
Shakujt prej gome të nyjeve zgjeruese
me shufra kufizuese
875
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Nbg serie

Tabla de contenido