lira të drurit ose sende të tjera që bien në kontakt me
diskun rrotullues mund të kërcejnë me shpejtësi të lartë.
•
Prisni vetëm një material në të njëjtën kohë Shumë
materiale pune në stivë nuk mund të kapen ose fiksohen
si duhet dhe mund të përkulen ndaj diskut ose të lëvizin
gjatë prerjes.
•
Sigurohuni që sharra bango të jetë e montuar ose
e vendosur në një sipërfaqe pune të qëndrueshme
dhe në nivel para përdorimit. Një sipërfaqe pune
e qëndrueshme dhe në nivel zvogëlon rrezikun për
humbjen e stabilitetit të sharrës bango.
•
Planifikoni punën që do të kryeni! Sa herë që të
ndryshoni përcaktimin e këndit 45-gradësh ose të
pjerrët, sigurohuni që bordura e rregullueshme të
jetë caktuar si duhet për mbështetjen e materialit
të punës dhe që nuk do të shkaktojë ndërhyrje me
diskun ose sistemin mbrojtës Pa e ndezur veglën dhe
pa materialin e punës në bango, lëvizeni diskun e sharrës
për një simulim të plotë të prerjes për të siguruar që nuk
ka asnjë ndërhyrje ose rrezik për prerjen e bordurës.
•
Siguroni mbështetjen e duhur, p.sh. me zgjatues
të bangos, këmbalecë etj. për një material pune që
është më i gjerë ose më i gjatë se pjesa e sipërme
e bangos. Materialet e punës që janë më të gjata ose
më të gjera se bangoja e sharrës mund të humbasin
ekuilibrin nëse nuk kanë një mbështetje të sigurt. Nëse
materiali i punës ose pjesa e prerë bien, ato mund të
ngrenë lart mbrojtësen e poshtme ose të hidhen drejt
diskut rrotullues.
•
Mos përdorni një person tjetër për të zëvendësuar
një zgjatues bangoje ose për më shumë mbështetje
Mbështetja e paqëndrueshme për materialin e punës
mund të shkaktojë përkuljen e diskut ose lëvizjen e
materialit të punës, duke ju tërhequr ju dhe personin që ju
ndihmon drejt diskut rrotullues.
•
Pjesa e prerë nuk duhet të bllokohet ose të shtypet
me asnjë mënyrë drejt diskut rrotullues të sharrës
Nëse e kufizoni, d.m.th. përdorni bllokues të gjatësisë,
pjesa e prerë mund të shtrëngohet ndaj diskut dhe të
hidhet në forcë.
•
Përdorni gjithmonë një kllapë ose një fiksuese të
projektuar për të mbështetur si duhet materialet
e rrumbullakëta, si shufrat ose tubat Shufrat kanë
tendencën të rrotullohen gjatë prerjes, duke bërë që
disku "të kafshojë" dhe ta tërheqë materialin me dorën
tuaj drejt diskut.
•
Lëreni diskun të arrijë shpejtësinë e tij të plotë para
se të bjerë në kontakt me materialin e punës Kjo do
të zvogëlojë rrezikun e hedhjes së materialit të punës.
•
Nëse materiali i punës ose disku bllokohen, fikeni
sharrën e bangos. Prisni që të ndalojnë të gjitha
pjesët lëvizëse dhe hiqeni spinën nga burimi i
energjisë elektrike dhe/ose hiqni njësinë e baterisë.
Më pas punoni për të çliruar materialin e bllokuar
Nëse vazhdoni sharrimin me një material të bllokuar, kjo
mund të shkaktojë humbjen e kontrollit ose dëmtimin e
sharrës bango.
•
Pasi të përfundoni prerjen, lëshoni çelësin, mbajeni
sharrën të ulur dhe prisni që disku të ndalojë para
se të hiqni pjesën e prerë Futja e dorës afër diskut
para se të ndalojë është e rrezikshme.
•
Mbajeni dorezën fort kur kryeni një prerje jo të plotë
ose kur lëshoni çelësin para se koka e sharrës të
jetë plotësisht në pozicionin e ulur Veprimi frenues
i sharrës mund të bëjë që koka e sharrës të tërhiqet
papritur poshtë, duke sjellë një rrezik për lëndime.
UDHËZIMET E SHTESË PËR SIGURINË
•
Korenti gjatë kohës së pikut shkakton rënie të shkurtra
të voltazhit; në kushtet të pafavorshme të furnizimit me
energji, pajisjet e tjera mund të preken (nëse rezistenca
e sistemit për furnizimin elektrik është më e ulët se 0,464
Ohm, dhe mund të ndodhin çrregullime); nëse keni
nevojë për më shumë sqarime, mund të kontaktoni me
autoritetin e furnizimit me energji
TË PËRGJITHSHME
•
Përdoreni këtë pajisje vetëm për prerjen e drurit
•
Kontrolloni gjithmonë që voltazhi i energjisë është i njëjtë
me voltazhin e treguar në etiketën e veglës
•
Mos qëndroni mbi veglën ose bazamentin e saj
Mund të ndodhin lëndime serioze nëse vegla përmbyset
ose nëse bini aksidentalisht në kontakt me pajisjen
prerëse. Mos ruani materiale mbi ose pranë veglës që të
jetë e nevojshme të qëndroni mbi veglën ose bazamentin
e saj për t'i marrë ato.
•
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
•
Hiqni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë para
se ta transportoni sharrën bango Hiqeni nga priza,
ulni njësinë e kokës dhe bllokojeni në pozicion, përdorni
dorezën e transportit dhe një nga kllapat e dorës në
bazën e sharrës.
•
Mos e lini pajisjen derisa të ndalojë plotësisht
•
Kur prisni materiale pune me formë të çrregullt,
planifikoni punën që të mos rrëshqasë dhe të kapet
te disku dhe të tërhiqet me forcë nga dora juaj
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
•
moshën 16 vjeç
•
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për prerje në
lagështi
PËRDORIMI NË AMBIENTE TË JASHTME
•
Kur e përdorni në ambiente të jashtme, lidheni pajisjen
me një automat të korrentit të defektit (FI) me rrymë
aktivizuese maksimumi 30 mA, dhe përdorni vetëm një
kordon zgjatues të projektuar për përdorim në ambiente
të jashtme me një prizë kundër ujit
PARA PËRDORIMIT
•
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
Mbani syze mbrojtëse, mbrojtëse për veshët dhe doreza
•
mbrojtëse
•
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund
të shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
•
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene
(si pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje
me lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
•
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
•
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
•
Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
•
Kontrolloni mbrojtësen që të mbyllet si duhet para çdo
përdorimi
206