instalimin. Duhet bërë kujdes i veçantë për
kushtet përkatëse lidhur me ajrimin.
• Përdorimi i një pajisjeje gatimi me gaz
shkakton nxehtësi dhe lagështi në
dhomën ku është instaluar pajisja.
Sigurohuni që kuzhina të jetë e ajruar
mirë: mbajini hapur vrimat natyrore të
ajrimit ose instaloni një pajisje
mekanike ajrimi (kapuç mekanik për
ajrim).
• Më shumë ajrim (për shembull hapja e
dritares ose rritja e nivelit të ajrimit
mekanik ku është e pranishme) është e
domosdoshme kur e përdorni pajisjen
në mënyrë intensive për një kohë të
gjatë.
• Ndiqini me kujdes udhëzimet për lidhjet
elektrike. Ka rrezik lëndimi nga rryma
elektrike.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik
përpara se të kryeni mirëmbajtjeje ose
pastrim.
• Terminali i kabllos kryesore ka tension
elektrik.
• Shkëputeni tensionin nga terminali.
• Siguroni mbrojtjen nga goditja elektrike
nëpërmjet montimit profesional.
• Lidhjet e lira dhe joprofesionale spinë-prizë
mund ta tejnxehin terminalin.
• Lidhjet me grupin e prizës duhet të kryhen
saktë nga një elektricist i kualifikuar.
Instalimi
Paralajmërim Udhëzimet e mëposhtme
lidhur me instalimin dhe mirëmbajtjen
duhet të kryhen nga një personel i kualifikuar
dhe në përputhje me standardet dhe rregullat
vendore në fuqi.
Lidhja e gazit
Zgjidhni lidhje të palëvizshme ose përdorni
një tub fleksibël prej inoksi në përputhje me
rregulloren në fuqi. Nëse përdorni tuba
metalikë fleksibël, bëni kujdes që këta të mos
bien në kontakt me pjesët e lëvizshme ose që
të mos shtypen. Gjithashtu kini kujdes kur
vatra të vendoset bashkë me furrën.
4
• Përdorni një kapëse në kabllo për të
parandaluar përdredhjen e tij.
• Përdorni kabllon e duhur për lidhje me
rrymën dhe ndërroni kabllot e dëmtuara me
kabllo të përshtatshme. Kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit.
• Pajisja duhet të ketë instalimin elektrik të
tillë që t'ju lejojë ta shkëpusni pajisjen nga
ushqimi elektrik në të gjitha polet me një
zgavër kontakti prej së paku 3 mm.
• Nëse mbajtësja shtrënguese është shumë
pranë bllokut të terminalit, bëni gjithnjë
kujdes që kablloja lidhëse të mos bjerë në
kontakt me cepin e mbajtëses.
• Duhet të dispononi mjetet e duhura
izoluese: çelësa mbrojtës, siguresa
(siguresa tip vidhash të hequra nga
pronari), çelësa tokëzues dhe kontaktorë.
Hedhja e pajisjes
• Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
ose dëmtimeve fizike
– Shkëputeni pajisjen nga rrjeti.
– Priteni kordonin elektrik atje ku lidhet me
pajisjen dhe hidheni.
– Shtypini tubat e jashtëm të gazit nëse
janë të montuar.
– Kontaktoni vendet lokale të autorizuara
për hedhjen e pajisjes tuaj.
E rëndësishme Sigurohuni që presioni i
furnizimit me gas të pajisjes u bindet vlerave
të rekomanduara. Rekordi tip bërryl lidhet me
linjën e ushqimit me gaz nëpërmjet një
dadoje të filetuar G 1/2". Vidhosini pjesët pa
ushtruar forcë, rregulloni lidhjen në drejtimin
e kërkuar dhe shtrëngojini mirë të gjitha.
www.zanussi.com