Udhëzime Të Përgjithshme Sigurie - Attas GAMMA 60 Manual Del Usario

Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 32
Përkthim nga gjuha gjermane i manualit origjinal të
përdorimit
Udhëzime të përgjithshme sigurie
• Mekanizmi i derës së garazhit duhet të
vendoset vetëm në përputhje me kushtet e
paraqitura në këtë manual. Çdo përdorim
tjetër duhet të konsiderohet si i pasaktë dhe
si i rrezikshëm. Për dëme si pasojë e një
përdorimi të pasaktë, të gabuar ose të
papërshtatshëm, prodhuesi nuk mban
përgjegjësi.
• Mosrespektimi i informacioneve të këtij
manuali mund të shkaktojë dëme në
persona dhe materiale. Ky udhëzues duhet
të ruhet për të gjitha përdorimet dhe
përdoruesit e ardhshëm të mekanizmit të
garazhit.
• Mekanizmin e derës së garazhit përdoreni
vetëm nëse nuk janë të nevojshme masa
mirëmbajtjeje dhe rregullimi. Për pastrimin
ose mirëmbajtjen e mekanizmit, shkëputeni
nga ushqimi i rrjetit elektrik.
• Mekanizmin e derës së garazhit përdoreni
vetëm nëse zona e përgjithshme e lëvizjes
është dukshëm e pakufizuar. Gjatë
përdorimit bëni kujdes që personat e tjerë të
mos ndodhen apo mos lëvizin drejt zonës
së punës së produktit. Mos kaloni nën derë
nëse kjo është duke lëvizur.
• Mos e përdorni mekanizmin e derës së
garazhit për të ngritur objekte dhe/ose
persona.
• Bëni kujdes që në zonën e derës të mos
qëndrojnë fëmijët.
• Fëmijët nga mosha 8 vjeçare si dhe
personat me aftësi të kufizuara, fizike,
ndjesore ose mendore duhet ta përdorin
mekanizmin e derës së garazhit vetëm
nëse janë nën mbikëqyrje ose janë
udhëzuar për përdorimin e sigurt të
mekanizmit dhe nëse janë të vetëdijshëm
për rreziqet përkatëse.
GAMMA 60 / 80
SQ Shqip
• Mbani larg fëmijëve telekomandat dhe/ose
sisteme të tjera kontrolli, në mënyrë që të
shmanget përdorimi i pavullnetshëm i
mekanizmit të derës së garazhit.
• Pastrimi i mekanizmit të derës së garazhit
ose i derës ose masat e mirëmbajtjes duhet
të kryhen nga fëmijët vetëm nën
mbikëqyrje.
• Lexoni dhe ndiqni me kujdes udhëzimet e
sigurisë në kapitujt 4 dhe 5.
Përmbajtja
1 Udhëzime të përgjithshme
2 Pjesët e ambalazhit
3 Udhëzime paralajmëruese, simbolet
4 Udhëzimet e sigurisë për përdorim
5 Udhëzime sigurie për montim
6 Përdorimi sipas rregullave
7 Mekanizmat e sigurisë
8 Përgatitja për montim
9 Montimi
10 Vënia në punë
11 Programimi i mekanizmit të derës së garazhit
12 Programimi / çregjistrimi i telekomandës
13 Përshtatja e fuqisë së fikjes
14 Kontrolli i sigurisë
15 Përdorimi
16 Mekanizma shtesë
17 Mirëmbajtja
18 Të dhëna teknike
19 Çmontimi, mënjanimi
20 Aksesorët / pjesët e këmbimit
21 Deklarata e montimit
22 Defektet / Zgjidhja
23 Lidhjet
1 Udhëzime të përgjithshme
I nderuar klient, e nderuar kliente Urime të përzemërta
për blerjen e këtij produkti. Mekanizmi i derës së
garazhit është projektuar sipas njohurive më të fundit
teknike dhe me përdorimin e elementëve më të
besueshëme dhe moderne elektrike / elektronike.
Përpara se të montoni pajisjen dhe ta vini atë në punë,
lexoni patjetër deri në fund këtë manual.
Version 1.0
89
90
90
90
90
90
91
91
91
91
91
92
92
92
93
93
93
94
94
94
94
95
95
89 / 147
Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Gamma 80

Tabla de contenido