Vënia Në Punë; Aktivizimi/Çaktivizimi I Funksionit Për Përftimin Mbrapsht Të Lëndës Ftohëse; Transferimi I Produktit Tek Operatori 7 - Vaillant climaVAIR plus Serie Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Ocultar thumbs Ver también para climaVAIR plus Serie:
Tabla de contenido
Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 3
6.
Lëreni pompën me vakuum të punojë për të paktën 30
minuta (në varësi të përmasave të impiantit), në mënyrë
që të kryhet boshatisja.
7.
Kontrolloni gjilpërën treguese të manometrit të presionit
të ulët, i cili duhet të tregojë -0,1 MPa (-76 cmHg).
8.
Mbyllni valvulin "Low" të manometrit dhe valvulin e
vakuumit.
9.
Kontrolloni gjilpërën treguese të manometrit pas rreth
10-15 minutash: në këtë mënyrë presioni nuk duhet
të rritet. Nëse presioni rritet, në sistem mund të ketë
rrjedhje. Në këtë rast, përsëriteni procesin e përshkruar
në paragrafin Kontrolli i hermeticitetit (→ Faqe 170).
Udhëzim
Mos vazhdoni në hapin tjetër të procesit,
nëse në impiant nuk është formuar vakuumi i
rregullt.
10. Sigurohuni që rubineti bllokues i manometrit të jetë i
mbyllur.
6.3
Vënia në punë
1.
Hapni valvulin e qarkullimit me dy dalje (1) duke
rrotulluar çelësin hekzagonal me (2) 90º në drejtim
kundër-orar dhe mbylleni atë pas 6 sekondash. Në këtë
mënyrë, impianti mbushet me lëndë ftohëse.
2.
Kontrolloni impiantin sërish nëse ka rrjedhje.
Nëse ka rrjedhje, vazhdoni punën.
3.
Hiqni instrumentin matës të kombinuar me tubat lidhës
të çelësit të shërbimit.
0020250586_01 climaVAIR plus Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes

Transferimi i produktit tek operatori 7

4.
Hapni valvulin e qarkullimit me dy (2) dhe tre dalje
(3) duke rrotulluar çelësin hekzagonal (1) në drejtim
kundër-orar, derisa të dëgjoni një kërcitje të lehtë.
5.
Mbyllni folenë e shërbimit (1) dhe valvulat e qarkullimit
me dy dhe me tre dalje, me tapat mbrojtëse përkatëse
(2) .
6.
Lidhni impiantin dhe lëreni atë të punojë disa sekonda,
për të testuar nëse funksionon si duhet.
6.4
Aktivizimi/çaktivizimi i funksionit për përftimin
mbrapsht të lëndës ftohëse
1.
Vendoseni në punë impiantin në një temperaturë
ambienti nën 16º C.
2.
Pas 5 minutash, vendoseni temperaturën e njësisë në
16º C në regjimin e ftohjes.
3.
Shtypni butonin
pas tjetrës brenda 2 sekondave, për të hyrë në regjimin
e përftimit mbrapsht të lëndës ftohëse.
4.
Kodi "Fo" do të shfaqet në ekranin e njësisë së
brendshme dhe impianti do të ndizet në regjimin e
qarkullimit të lëndës ftohëse. Ventilatori qëndron i
ndezur.
5.
Për të çaktivizuar funksionin, shtypni cilindo buton në
telekomandë.
7
Transferimi i produktit tek operatori
Pas përfundimit të instalimit, tregojini përdoruesit vendin
dhe funksionin e mekanizmave të sigurisë.
Tregojini përdoruesit udhëzimet e sigurisë që duhet të
ketë parasysh.
Informoni operatorin se duhet ta mirëmbajë produktin
sipas intervaleve të parashikuara.
të telekomandës 3 herë njëra
171
Tabla de contenido

Solución de problemas

loading

Tabla de contenido