Foppapedretti TicToc Manual De Instrucciones página 87

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 56
HAPJA E KARROCËS
KUJDES: kryeni këtë operacion duke u siguruar që fëmija dhe eventualisht çdo
fëmijë tjetër të jenë në një distancë të sigurt.
Për asnjë arsye pjesët lëvizëse të karrocës nuk duhet të bien në kontakt me trupin e fëmijës.
HAPJA E TELAJOS (fig. 1, 2, 3, 4)
Shtypni butonin e hapjes "a".
Shtypni butonin "b" (1) dhe zgjasni timonin derisa të hapet plotësisht (2).
Ngrini timonin derisa telajo të hapet plotësisht. Një klikim do të tregojë mbërthimin e saktë (fig. 2).
Rrotulloni mbështetësin e ndenjëses në pozicionin horizontal, siç tregohet në figurën. Një klikim do të tregojë mbërthimin
e saktë (fig. 4).
KUJDES: para përdorimit, sigurohuni që të gjithë mekanizmat e mbylljes të jenë të mbërthyera në mënyrë korrekte.
MONTIMI I RROTAVE TË PËRPARME (fig. 5)
Rrota e djathtë (R): fusni shufrën e rrotës në strukturën mbajtëse të rrotave, me levën e bllokazhit të kthyer nga ana e
jashtme. Një klikim do të njoftojë mbërthimin e saktë.
Rrota e majtë (L): fusni shufrën e rrotës në strukturën mbajtëse të rrotave, me levën e bllokazhit të kthyer nga ana e
jashtme. Një klikim do të njoftojë mbërthimin e saktë.
Kontrolloni që të dyja rrotat të jenë të kapur saktë; nëse i tërhiqni nga poshtë ato nuk duhet të shkëputen.
Çmontimi i rrotave të përparme (fig. 6): shtypni butonin "b", nga brenda, për të hequr rrotat.
MONTIMI I RROTAVE TË PASME
Montimi i rrotave të pasme (fig. 7): fusni shufrën e rrotës në vrimë; do të dëgjoni një klik që ju njofton për mbërthimin e
saktë. Sigurohuni që rrotat të jetë kapur saktë; duke e tërhequr nga jashtë ato nuk duhet të shkëputen.
Çmontimi i rrotave të pasme (fig. 8): tërhiqni levën metalike "a"në boshtin e rrotës dhe në të njëjtën kohë hiqni rrotën.
VENDOSJA E NDENJËSES (përdorim si karrocë)
Montimi i ndenjëses (fig. 9, 10): për të fiksuar ndenjësen duhet ta vendosni ndenjësen ashtu siç tregohet në figurë.
Rreshtoni dhe futni lidhësit plastike të ndenjëses në vendet e tyre në telajon e karrocës.
Shtypni derisa të dëgjoni një klik; kjo do t'ju njoftojë lidhjen e saktë.
PARALAJMËRIM: përpara përdorimit, sigurohuni gjithmonë që të dy mbështetëset e ndenjëses të jenë të lidhura saktë në
telajo; duke e ngritur ndenjësen lart ajo nuk duhet të shkëputet.
Çmontimi i ndenjëses (fig. 11): shtypni butonat "a" nga të dyja anët dhe hiqni ndenjësen duke e ngritur lart.
NDENJËSE E KTHYESHME (fig. 12)
Hiqeni ndenjësen duke e ngritur; shihni paragrafin "Vendosja e ndenjëses".
Orientoni ndenjësen përballë rrugës ose përballë prindit.
Rivendosni ndenjësen në telajon e karrocës; shihni paragrafin "vendosja e ndenjëses" për ta montuar saktë.
MONTIMI I MBËSHTETËSES MBROJTËSE
Montimi (fig. 13, 14, 15): ngrini dy bazat dhe një KLIK do t'ju njoftojë lidhjen e saktë (fig. 13). Rregulloni mbështetësin në
bazat e tij dhe shtypni në të dyja anët; një klik do t'ju njoftojë lidhjen e saktë.
Çmontimi (fig. 16): shtypni butonin "a" nga të dyja anët e mbështetësit dhe njëkohësisht tërhiqeni për ta hequr.
Hapja vetëm nga njëra anë (fig. 17): shtypni butonin A nga njëra anë e mbështetëses dhe tërhiqeni për ta hapur në formë
porte.
E RËNDËSISHME: kur karroca është në përdorim, bllokuesi duhet të përdoret gjithmonë dhe të kyçet në pozicionin e tij;
nëse bllokuesi është hequr, kontrolloni që suportet e bllokuesit të jenë ngritur dhe të jenë kyçur saktë në pozicion vertikal.
MONTIMI I TENDËS
Montimi (fig. 18, 19): fiksoni në telaio suportin e tendës nga të dyja anët.
• SHQIPTAR •
MONTIMI
87
loading