Ariston LYDOS WiFi 50 Instrucciones Para La Instalación, El Uso, La Manutención página 208

Idiomas disponibles
  • ES

Idiomas disponibles

  • ESPAÑOL, página 29
Ky produkt duhet te instalohet ne pozicion vertikal per te punuar korrektesisht. Në fund të instalimit,
dhe para çdo mbushje me ujë dhe furnizim me energji elektrike, përdorni një mjet kontrolli (p.sh:
Nivelues me flluskë) në mënyrë që të verifikojë vertikalitetin aktual të montimit. Aparati shërben për
të ngrohur ujin në një temperaturë më të ulët se pika e vlimit. Duhet të lidhet me rrjetin e kalimit te ujit
sanitar te përshtatur ne baze të performancave dhe kapacitetit te tij.
Para lidhjes së pajisjes, është e nevojshme që:
- Kontrolloni që karakteristikat (referojuni të dhënave të targës) te plotësojnë nevojat e klientit.
- Kontrolloni që instalimi të përputhet me vlerësimin IP (mbrojtje kundër depërtimit të lëngjeve) të paji-
sjes sipas rregullave në fuqi.
- Lexoni sa tregohet në etiketën e paketimit dhe në targën e karakteristikave.
Ky aparat është projektuar të instalohet ekskluzivisht brenda ambienteve në përputhje me normativat ne
fuqi dhe gjithashtu kërkon respektin e paralajmërimeve te mëposhtme lidhur me praninë e:
- Lagështira: mos e instaloni pajisjen në dhoma të mbyllura (të pa-ajrosura) dhe të lagështa.
- Akull: mos e instaloni pajisjen në mjedise ku është e mundur që temperaturat të bien në nivele kritike
me rrezikun e formimit të akullit.
- Rrezet e diellit: mos e ekspozoni pajisjen në rrezet e diellit, madje edhe në prani të dritareve.
- Pluhur/avuj/ gaz: mos e instaloni pajisjen në mjedise veçanërisht agresive siç janë avujt e acidit,
pluhuri ose bllokime gazi.
- Shkarkime elektrike: mos e instaloni pajisjen direkt në linjat e rrymës elektrike që nuk janë të
mbrojtura nga luhatjet e tensionit.
Në rastin e mureve të ndërtuara me tulla ose blloqe me vrima, mureve ndarëse me energji statike të
kufizuar ose mureve të betonit të ndryshme në njëfarë mënyre nga ato të përmendura, fillimisht duhet
të kryeni një kontroll paraprak të energjisë statike të sistemit mbështetës.
Grepat e fiksimit të montimit në mur duhet të projektohen për të mbajtur një peshë që është tre herë më
e madhe se pesha e ngrohësit të ujit të mbushur me ujë.
Rekomandohen çengela fiksimi me një diametër prej të paktën 12 mm.
Ne rekomandojmë instalimin e pajisjes (A Fig. 1) sa më afër që të jetë e mundur me pikat e përdorimit
për të minimizuar humbjen e nxehtësisë përgjatë tubave.
Rregulloret lokale mund të parashikojnë kufizime për instalimin në banjë; respektoni çdo distancë mi-
nimale rregullatore. Për të bërë më të lehtë mirëmbajtjen, sigurohuni që të ketë një hapësirë prej të
paktën 50 cm brenda raftit për aksesin te pajisjet elektrike.
LIDHJA HIDRAULIKE
Lidhni hyrjen dhe daljen e ngrohësit të ujit me tuba ose me pajisje që mund t'i rezistojnë temperaturës
mbi 90 °C në një presion që e tejkalon atë të presionit të punës. Prandaj, ne këshillojmë të mos përdorni
çdo material që nuk mund t'i rezistojë temperaturave të tilla të larta.
Vidhosni një pjesë bashkuese "T" në tubin e hyrjes së ujit me fashën blu. Në njërën anë të pjesës ba-
shkuese "T", vidhosni një rubinet për shkarkimin e pajisjes që mund të hapet vetëm duke përdorur një
vegël (B fig. 2). Në anën tjetër të pjesës bashkuese "T", vidhosni valvulën e dhënë të sigurisë (Fig. 2,
Rif.A).
Grupi i sigurisë në përputhje me Normativen Evropiane EN 1487
Disa vende mund të kërkojnë përdorimin e dispozitiveve të veçante të sigurisë hidraulike (shiko figurën
qe vijon per Vendet e Bashkimit Evropian), në përputhje me kërkesat ligjore vendore; është detyrë
e instaluesit të kualifikuar, përgjegjës për instalimin e produktit, vlerësimi i përshtatshmërisë se saktë
të pajisjes së sigurisë që do të përdoret. Është e ndaluar të vendosni çdo dispozitiv bllokues (valvul,
çezma, etj.) midis pajisjes së sigurisë dhe vetë ngrohësit të ujit. Dalja e shkarkimit të pajisjes duhet të
lidhet me një tub shkarkimi me diametër të paktën të barabartë me atë të lidhjes së pajisjes, përmes një
gyp i cili lejon një boshllëk ajri prej të paktën 20 mm me mundësinë e kontrollit vizual. Lidhni nepermjet
nje fleksibel, me tubin e ujit te ftohte te rrjetit, hyrjen e njesine se sigurisë, nese eshte e nevojshme duke
përdorur nje grup bllokues. (D fig. 1). Gjithashtu planifikoni, në rastin e hapjes së një rubineti zbrazje, një
tub shkarkimi të ujit të aplikuar në dalje (C fig. 1).
208 / AL
INSTALIMI I APARATIT (për instaluesin)
loading

Este manual también es adecuado para:

Lydos wifi 80Lydos wifi 100